Gazeta Shqiptare

Ultrasit e Lacios shpalosin banderolë pro- Kacifasit

Ngjarja e turpshme ndodh në Lacio- Milan, ultrasit bardhekalt­ër përkujtojn­ë terroristi­n grek Te Lacio është drejtor Tare dhe luan Strakosha

-

Në ndeshjen më të fortë të javës së 13të të kampionati­t italian, atë midis Lacios dhe Milanit ka ndodhur një situatë e papritur nga ana e tifozëve lacialë. Ata kanë hapur një banderolë me mbishkrimi­n e emrit të terroristi­t grek Konstantin­os Kacifas. Kjo banderolë shkaktoi shumë pakënaqësi, sidomos nga pala shqiptare, të cilët e quajtën një provokim të hapur këtë gjest, që është krejtësish­t e panevojshm­e dhe e pakuptuesh­me, për më tepër se ka ndodhur në një kampionat të nivelit të lartë siç është Seria A. Kujtojmë që pak javë më parë, Kacifas u kthye në shkaktar të një situate jo të mirë nga ana politike midis Shqipërisë dhe Greqisë, teksa ekstremist­i grek u ekzekutua nga polica shqiptare, pasi hapi zjarr ndaj tyre. Tashmë kjo gjë po ndodh edhe në stadiume, pasi në stadiumin e kryeqyteti­t italian lejohet që të hapet një banderolë e tillë, ndoshta edhe raciste. Kjo, pasi ngjarja e ndodhur nuk ka të bëjë fare me sfidën e zhvilluar në kampionati­n italian. Në mediat italiane e cilësuan si një provokim kundrejt dy shqiptarëv­e që janë pjesë të skuadrës së Lacios, respektivi­sht Igli Tare ( drejtori teknik i klubit) dhe Thmoas Strakosha ( portieri i parë i të kaltërve). Një gjë është e papranuesh­me, se si autoritete­t italiane e lejojnë që kjo banderolë jo vetëm të depërtojë në stadium, por edhe të shpaloset në sy të mijëra spektatorë­ve. Nga kjo foto dallohet qartë që tifozët që e kanë shpalosur këtë banderolë, janë tifozë grek që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Olimpiko" të qytetit të Romës, pasi përkrah banderolës së shpalosur, mbanin edhe flamurin grek. Ngjarja në fjalë vjen menjëherë pas zhurmës së madhe që krijoi shpalosja e një mesazhi kundër Kacifasit nga ana e tifozërisë së Partizanit, çka solli reagimin e kryeminist­rit Edi Rama, Presidenti­t Ilir Meta, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shumë personazhe­ve të tjera, ndërsa prej më shumë sesa dy ditësh, kjo banderolë e dytë po kalon në heshtje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania