Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, PD me kryetarë të rinj në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë

Ish- deputeti humbet në Shkodër me dy vota diferencë

-

Deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim se "Erion Veliaj ka punuar" dhe se ai është kandidatur­a më e mirë që mazhoranca ka për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ka shkaktuar një sërë reagimesh pakënaqësi­e nga eksponentë të tjerë kryesor të LSI- së. Kështu, ishministr­i i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një reagimi i në rrjetet sociale kundërshto­i deklaratën e Kryemadhit, duke theksuar se Veliaj nuk e meriton dot mbështetje­n dhe votën e tij dhe pasi nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë në 2015. "Shprehja që "Erioni ka punuar", ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe logjika e thjeshtë na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave. Luksin buxhetor që pati Erioni nuk e ka pasur as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo",- shkroi Manjani. Më tej ai shprehet se kryebashki­aku aktual i Tiranës nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat mori votën, ku Manjani evidenton atë për të mos lejuar ndërtime të tjera në Tiranë. "Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Madje do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës. Në fakt, firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme. Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye- arsyet për të braktisur një të zgjedhur", nënvizoi Manjani. Ndaj për të gjitha këto ai thekson se kushdo që i jep mbështetje Veliaj për të rikandidua­r gabon. "Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia. S'ka përse kryeqyteti të paguajë përjetësis­ht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeminist­ra dhe kryetarë partish! Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim ( gjë që nuk e besoj) do bënte vërtet një gjë të mirë për kryeqyteti­n dhe për vetë mjedisin politik. Do i bënte mirë sadopak edhe PS, por edhe vetes së vet. Përndryshe: Ia paftë hajrin! Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqyteti­t", theksonte më tej Manjani në reagimin e vet. Thuajse në të njëjtën linjë me të u shpreh gjatë pasdites së djeshme edhe kryetari i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, i cili publikoi edhe një video të kryebashki­akut Veliaj, ku ky i fundit zotohej se nuk do të lejonte ndërtime të tjera në Ish-

deputeti dhe kryetari i deritanish­ëm i demokratëv­e në Shkodër, Ramiz Çobaj nuk ka mundur të zgjidhet sërish për një mandat tjetër në krye të PD- së së Shkodrës. Partia Demokratik­e ka vijuar edhe këtë të shtunë zgjedhjet për kryetar të degëve të saj, ku mes të cilave ishte edhe dega e Shkodrës. Në fakt, ndryshe nga shumë degë të tjera, zgjedhjet në Shkodër kanë qenë një surprizë, kjo për vet faktin se kryetari aktual i kësaj partie për Shkodrën nuk arriti të rikonfirmo­het, teksa ka humbur me dy vota përballë rivalit të tij Xhevdet Amuli. Amuli mori 243 vota, ndërkohë që Çobaj mori 241 vota, ndërsa 8 vota janë shpal-

zonën urbane të Tiranës. Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, teksa e cilëson kryebashki­akun "gënjeshtar pa rivalë dhe konkurrenc­ë", shprehet se Tirana, jo vetëm po shqepet me gënjeshtra, por edhe po plaçkitet nga ai. "Ti- lur të pavlefshme. Në Kuvendin e degës së PD në Shkodër kanë marrë pjesë rreth 500 delegatë me të drejtë vote. Ndërkohë që pas përfundimi­t të procesit janë dëgjuar thirrjet nga demokratët "poshtë spiunët", "poshtë komunistët", "komunistët nuk e kanë vendin në PD", duke iu adresuar ishkryetar­it tashmë të degës së PD në kryeqendrë­n e veriut,

rana ka parë këto tre vjet një cunam të paparë gënjeshtra­sh. Veliaj nuk ka rivalë si gënjeshtar­i më i madh që ka qeverisur Tiranën dhe kjo është merita e vetme e tij. I vërtetë ai është kur jep leje për kulla pa fund në zemër të Tiranës Ramiz Çobaj. PD ka mundur të zgjedhë edhe kryetarin e një tjetër dege të rëndësishm­e. Bëhet fjalë për PD- në e Vlorës, ku kryetar i ri u zgjodh Genc Deromemaj, i cili fitoi me 12 vota diferencë përballë Gjergj Nikës. Kujtojmë se Genc Deromemaj ka qenë edhe kandidat për kryetar i Bashkisë së Vlorës i kandiduar nga Partia Demokratik­e. Deromemaj mori 180 vota ndërsa Nika 168 vota. Gjatë ditës së djeshme PD mbylli procesin e zgjedhjeve edhe në Lezhë, ku Zef Gjoka është zgjedhur kryetari i ri degës së PD- së. Përballë tij konkurroi Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshta­rit të tij, Zef Gjoka, i cili fitoi bindshëm me 306 vota.

dhe pastaj prap kthehet te gënjeshtar­i dhe e mohon. I vërtetë ai është vetëm kur shan e shfryn dhe i quan qytetarët shpellarë, por pastaj prap kthehet te gënjeshtar­i dhe e mohon që i ka quajtur ashtu",- shkroi Vasili.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania