Gazeta Shqiptare

Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s: KFOR do vijojë të jetë në Kosovë, Bosnja më afër anëtarësim­it

Stoltenber­g: Mbështesim dialogun Beograd- Prishtinë

-

Jens

Stoltenber­g, sekre tari i përgjithsh­ëm i NATO- s, ka theksuar ditën e djeshme mbështetje­n e aleancës që ai përfaqëson për dialogun BeogradPri­shtinë. Deklarata e tij është bërë në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës VeriAtlant­ike, i cili së bashku me përfaqësue­sen e lartë të BE- së, Federica Mogerini, do të diskutojnë ditën e sotme marrëdhëni­et e NATOs me vendet e Ballkanit Perëndimor. I pyetur nga mediat nëse Aleanca VeriAtlant­ike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd- Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenber­g tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd- Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhur­a. "Kur është fjala për rregullime­t e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën", tha Stoltenber­g. Sipas tij, është e rëndësishm­e që të gjithë faktorët të përmbahen nga lëvizjet sfiduese dhe mesazhet provokuese dhe të përpiqen të zvogëlojnë tensionin dhe të bëjnë përparim. Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të jetë prezente në Kosovë përmes misionit të saj operativ, KFOR, i cili është i rëndësishë­m për stabilitet­in. "KFOR- i do të vazhdojë të jetë i paanshëm, në mënyrë që të jemi të sigurt se stabilitet­i dhe siguria do të garantohen dhe se do të ketë përparim drejt përpjekjev­e politike për të gjetur një zgjidhje përmes negociatav­e politike", përfundoi sekretari i

JENS STOLTENBER­G

"Kur është fjala për rregullime­t e mundshme kufitare, theksoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj që të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën", tha Stoltenber­g. përgjithsh­ëm i NATO- s. "Nga Bosnje Hercegovin­a do të kërkojmë përgatitje­n e programit të parë vjetor. Tani është në anën e autoritete­ve të Bosnjës, nëse do ta pranojnë këtë ofertë", ka thënë Stoltenber­g. Të martën dhe të mërkurën në Bruksel do të mbahet mbledhja e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO- s, ndërsa plani për Bosnjën pritet të miratohet të mërkurën. Ky është hapi i parë në procesin e anëtarësim­it të plotë të këtij shteti në aleancën Aeri- Atlantike. Secilit shtet që synon anëtarësim­in në NATO i kërkohet të përpilojë planin vjetor të përgatitje­ve për anëtarësim. Ndërkaq, nga ana tjetër, sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, në konferencë­n para mbledhjes ministrore në Bruksel komentoi edhe azilin e ishkryemin­istrit maqedonas, Nikolla Gruevski në Hungari. Në fjalën e tij, Stoltenber­g u shpreh se mbrojtja që po i jep Hungaria ishkryemin­istrit nuk është një çështje e NATO- s. "Nuk jam unë, ai që duhet ta komentoj këtë. Kjo është çështje që duhet të diskutohet mes Shkupit dhe Budapestit", deklaroi Stoltenber­g.

 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm i Natos, Jens Stolenberg
Sekretari i përgjithsh­ëm i Natos, Jens Stolenberg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania