Gazeta Shqiptare

Mijëra studentë në protestë kundër tarifave të larta

Sot sërish protestë para Kryeminist­risë: Të plotësohen të gjitha kërkesat tona "Ne nuk paguajmë haraç, nuk jemi bankomat"

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, mijëra studentë të univer siteteve publike në vend kanë protestuar kundër tarifave të larta e një sërë kërkesash të tjera para Ministrisë së Arsimit. Turma masive e të rinjve me pankartat ndër duar ka bllokuar rrugën e Durrësit mëngjesin e së ënjtjes, duke kërkuar mbi të gjitha shfuqizimi­n e VKM nr 288 që i detyron të paguajnë tarifën prej 670 lekësh për kredit për provimet e mbartura. Nën sloganet "Ne nuk jemi dele"; "Ne nuk paguajmë haraç"; "VKM është VK"; "Shfuqizoni VKM"; "Dija është nevojë"; "Mos na vrisni të ardhmen"; "Duam Shqipërinë si gjithë Europa", "Jo politikë" "Ne nuk jemi bankomat"; studentët kanë marshuar drejt godinës së MASR ndaj së cilës kanë hedhur vezë e letra higjienike. "Tarifat e vendosura nga qeveria janë të papërballu­eshme për xhepat tanë e të familjeve. Nuk mund të paguajmë gjoba e haraçe për qeverinë. Kërkojmë të drejtat tona. Qeveria ka afat deri në orën 16.00 të ditës së sotme ( djeshme) për të plotësuar kërkesat tona. Në të kundërt protesta jonë do të përshkallë­zohet edhe më tej. Ne nuk tërhiqemi",- thotë studentja Mema për Gazeta Shqiptare. Më tej studentët i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të ulet në bisedime me ta e të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt për problemati­kat e tyre. Protesta e ditës së djeshme u mbyll rreth orës 16.00, pas shfuqizimi­t të VKM nr. 288 firmosur nga kryeminist­ri Edi Rama. "Tarifat e vendosura nga qeveria janë të papërballu­eshme për xhepat tanë e të familjeve. Nuk mund të paguajmë gjoba e haraçe për qeverinë. Kërkojmë të drejtat tona. Ne nuk tërhiqemi",thotë studentja Mema për ' Gazeta Shqiptare'.

 ??  ?? Protesta e djeshme e studentëve
Protesta e djeshme e studentëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania