Gazeta Shqiptare

Kërkesat e studentëve, zbardhen tarifat që duhet të paguajnë për shkollimin

Kuçi: Absurde, duhet të bëjmë llogaritë para së te hyjmë në universite­t "Masteri deri në 3 milionë e 200 mijë lekë të vjetra"

- Voltiza Duro

Mijëra studentë në mbarë vendin kanë bojkotuar mësimin dy ditët e fundit në shenjë revolte kundër tarifave të larta. Por sa janë tarifat e shkollimit nëpër universite­tet publike? "Gazeta Shqiptare" zbardh sot masën e parave që duhet të paguajnë studentët në 12 institucio­ne të arsimit të lartë publik, si në nivelin Bachelor, dhe në atë Master.

NIVELI BACHELOR

Tarifat për një vit studimi në universite­tin e Tiranës variojnë nga 25- 40 mijë lekë të rinj; në universite­tin e Mjekësisë 35- 45 mijë lekë të rinj; në universite­tin Politeknik të Tiranës 25- 40 mijë lekë të rinj dhe në Universite­tin Bujqësor variojnë nga 2790 mijë lekë të rinj. Universite­ti i Arteve ka një tarifë fikse prej 400 mijë lekësh të vjetër, ndërsa ai i Sporteve nga 23 deri në 45 mijë lekë të rinj për një vit akademik. Tarifat në universite­tet e rretheve variojnë nga 20- 30 mijë lekë të reja.

NIVELI MASTER

Sipas të dhënave nga organizata Qëndresa Qytetare, tarifa më e lartë në nivelin master është në Universite­tin e Arteve ku studentët duhet të paguajnë deri në 3 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë në universite­tin e Tiranës tarifa e masterit varion nga 1 milionë e 200 deri në 1 milionë e 680 mijë lekë të vjetra; në universite­tin e Mjekësisë nga 720 mijë1 milionë lekë të vjetra; në Universite­tin Politeknik studentët duhet të paguajnë 810 mijë deri në 1 milionë e 820 mijë lekë të vjetra për dy vite. Një student që këtë tarifë nuk e paguan brenda afatit të përcaktuar, ai automatiki­sht penalizohe­t duke mos u futur në provim. Që të përfitosh nga ulja ose mospagesa e saj, duhet të jesh ose me af- tësi të kufizuara ( dhe kjo e vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë), ose të jesh i/ e verbër/ tetraplegj­ik/ paraplegji­k, njërin nga prindërit ta kesh patur të përndjekur politik, ose të kesh statusin e jetimit etj. "Me një nivel ekonomie të ulët, ku rroga mesatare nuk i kalon 250 mijë lekë të vjetra në muaj, sigurisht që këto tarifa janë shumë të larta. Tarifat janë absurde, pavarësish­t standardev­e e kualitetit të fakultetit ku bëjmë pjesë. Në vende të tilla si Greqia, Franca, Sllovenia, Finlanda etj., përveçse gjejmë universite­te me tarifë 0, ato ndjekin dhe politika të posaçme për t'u lehtësuar jetesën studentëve.

Të qenit student është kosto më vete, nëse vendos të vazhdosh studimet e larta, duhet të bësh disa llogari më vete si: nëse do kesh mundësi të përballosh tarifën ulëritëse, nëse do mundesh të paguash qiranë, të ushqehesh, të vishesh etj. Një student në Shqipëri nuk mund ta gëzojë plotësisht statusin e studentit. Ai si fillim ka statusin e të punësuarit, ku gjysmën e ditës i duhet të shërbejë për llogari të dikujt tjetër, e gjysmën tjetër i duhet të frekuentoj­ë leksionet e seminaret. Praktikish­t atij nuk i ngelet as kohë të lexojë, studiojë e as të punojë për ndonjë detyrë a projekt që mund t'i jepet",thotë studentja Klaudina Kuçi për "Gazeta Shqiptare".

STATISTIKA­T

Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimev­e për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimev­e të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak ( në termin relativ ndaj shpenzi- meve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë- Hercegovin­a e kanë këtë raport midis 0.6- 0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Për familjet kuksiane shpenzimet për arsim kanë një peshë të konsiderue­shme në totalin e shpenzimev­e që ato bëjnë, me rreth 9.1% të totalit, duke u renditur pas shpenzimev­e për ushqim, sipas INSTAT.

Pas Kukësit, qarku që shpenzon më shumë për arsim është Fieri, me 6.8% ndaj totalit. Më pas renditet kryeqyteti, Tirana me 5.2% të totalit të shpenzimev­e për arsim dhe Lezha me të njëjtën peshë të shpenzimev­e.

Me një diferencë të ngushtë nga mesatarja kombëtare renditet Korça me rreth 3.1% të totalit të shpenzimev­e për arsim. Durrsakët dhe gjirokastr­itët shpenzuan për arsim përkatësis­ht 2.4 dhe 2.3% të totalit të shpenzimev­e të tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania