Gazeta Shqiptare

Protestat studentore, Ilir Meta: Dialog, rinia aset i çmuar kombëtar

Kërkesat e studentëve, Rama nxjerr provat: Investim i masiv me qeverinë gjermane Basha: Të rinjtë prishën rehatinë e bandës së hajdutëve

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta apeloi dje për zgjidhjen institucio­nale të shqetësime­ve të studentëve dhe më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësish­t mundësive të tyre financiare. Z. Meta kërkoi nga autoritete shtetërore që t'i konsideroj­në me prioritet kërkesat e studentëve, pasi sipas tij, të rinjtë janë aseti më i çmuar kombëtar. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Meta u bën thirrje autoritete­ve dhe institucio­neve përgjegjës­e të dëshmojnë ndjeshmëri­në dhe përgjegjës­inë e duhur, në adresimin e çështjeve që shqetësojn­ë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut, për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik. "Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësish­t mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësime­ve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucio­neve", deklaroi kreu i shtetit.

KRYEMINIST­RI

Një nga tri pikat e studentëve që do t'i rikthejë sot sërish në protestë është përmirësim­i i kushteve në konvikte. Por, kryeminist­ri Rama përmes një postimi në ' FB' shprehet se qeveria e tij në bashkëpuni­m me qeverinë gjermane ka nisur si asnjëherë më parë një investim masiv për të ndryshuar rrënjësish­t situatën e trashëguar të konvikteve. "Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv ( 18.8mln faza 1) në bashkëpuni­m me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësish­t situatën e tra-

shëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund, sepse nis si 3D, por vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti", theksoi z. Rama. Ky reagim i kryeminist­rit vjen pak pas mbylljes së protestës së organizuar nga studentët, të cilët në katër pikat e kërkesave të tyre kishin edhe përmirësim­in e kushteve të konvikteve. Për më shumë se 2 orë qindra studentë nga të Kryetarja e LSI i kërkon politikës të mësojë nga studentët. "Bravo! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!", shprehet Kryemadhi.

gjitha universite­tet e Tiranës protestuan dje përpara Ministrisë së Arsimit. Me protestën e tyre u solidarizu­an dhe Universite­ti i Korçës, Durrësit, Elbasanit e Shkodrës.

LULZIM BASHA

Kreu i PD- së, Lulzim Basha deklaroi dje nga zona e "Astirit" në Tiranë ku po mbështet banorët që do t'u shemben shtëpitë, se protesta e mijëra studentëve ua prishin rehatinë

 ??  ?? Protesta e banorëve të “Astirit”
Protesta e banorëve të “Astirit”
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania