Gazeta Shqiptare

Ligji, Tabaku: E keqja që ka kapluar universite­tin

-

Deputetja

e PD, Jorida Tabaku, e shikon problema tikën e studentëve te ligji i Arsimit të Lartë, i hartuar dhe miratuar tri vite më parë. Sipas saj, tarifat rriten çdo vit. Ajo përmendi se atëherë në Kuvend u përplasën dy grupe. "Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita, që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve. Asaj kohe ministrja Nikolla dhe kryeminist­ri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta, por ja ku jemi sot. Tarifat rriten për vit, universite­tet publike rrënohen, ndërsa fitimtarët janë veç ata që e financuan gjoja reformën", tha z. Tabaku. Ajo akuzoi se: "Ministrja sot luan kukafsheht­in, ndërsa kryeminist­ri e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve. E keqja që ka kapluar sot universite­tet nis nga ky ligj dhe nga gjoja reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse ligji nuk rishikohet apo pezullohet. Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të studentëve nuk abrogohet ligji plotësisht".

bandës së hajdutëve. Basha u pyet nëse opozita do të kishte një protestë më 8 Dhjetor, siç ka ndodhur vitet e shkuara, duke deklaruar se PD është në krah të qytetarëve për çdo protestë të tyre. "Ne kemi një vendim dhe vendimi është që kudo ku të protestohe­t, të jemi në krah të njerëzve. Nuk ka detyrë më të lartë që opozita, nuk kam unë detyrë më të rëndësishm­e, se sa të jem

në krah të këtyre njerëzve. Unë kam qenë krah tyre edhe kur nuk vinit ju, edhe kur kërcënohej një shtëpi për t'u shembur. Detyra jonë është të jemi pranë këtyre njerëzve. Kjo është një protestë qytetare. Studentët ia prishën rehatinë bandës së hajdutëve. Qytetarët do të protestojn­ë për të drejtat e tyre dhe ne do të jemi krah tyre", deklaroi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania