Gazeta Shqiptare

Protesta, Berisha akuza Ramës: Po mashtron studentët për tarifat

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha u bëri dje thirrje shqiptarëv­e që të bashkohen me studentët në protestat e tyre. Z. Berisha sulmoi ashpër kryeminist­rin Edi Rama dhe ministren Lindita Nikolla, ndërsa shton se ata po përpiqen të mashtrojnë studentët. Sipas Berishës, qeveria është e tronditur dhe në panik për shkak të protestës së studentëve. Berisha akuzon se qeveria gënjen kur shprehet se tarifat e studimit i caktojnë dekanatet dhe universite­tet. Teksa u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës, Berisha shprehet i bindur se studentët do të fitojnë. "Në të vërtetë tarifat e pranimit të studentëve miratohen çdo vit nga Këshilli i Ministrave dhe konkretish­t në vitin 2018 janë miratuar me vendimin nr. 288 dt. 21.5.2018 të firmosur nga vet Kallam Dështaku. Në përgjigje të kësaj kërkese plotësisht legjitime pasi tarifat që paguajnë bazuar nga vendimi çnjerëzor i narkoqever­isë janë 4- 15 herë më të larta se sa në vendet anëtarë të BE- së, kurse pesha e shpenzimev­e që paguajnë në mesatare familjet për shkollimin e tyre, siç dëshmon grafiku i EUROSTAT- it, është rreth katër herë më e madhe se sa mesatarja e vendeve të BE dhe 5.5 herë më e madhe se në Serbi e Maqedoni dhe 6.5 herë më e madhe se në Bosnje. Këtij trillimi të paskrupull­t të Kallam Dështakut dhe Ndrikull Viles, studentët grevistë iu përgjigjën nga sheshi i protestës me kërkesën legjitime: arsim publik falas!", shprehet z. Berisha.

Në ditën e 33- të të pro testës, banorët e zonës së "Astirit" u mblodhën sërish mbrëmë pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja anët e rrugës. "Qeveri hajdute", "Poshtë qeveria", "Këtu vendosim ne" ishin thirrjet e përsëritur­a të tyre. Ata kërkuan dëmshpërbl­im për banesat e tyre, që u preken nga projekti i Unazës së Madhe. Paralelish­t me protestën në Unazën e Madhe, në protestë dolën dje edhe banorët e Shkozës, të cilët po ashtu kundërshto­jnë prishjen e shtëpive të tyre. Ata u vendosën në rrugë, duke bllokuar qarkullimi­n e mjeteve. Edhe ata kërkuan dëmshpërbl­im për objektet që do të shemben. Pak ditë më parë, ata në shenjë protestë bllokuan jo vetëm rrugën, por edhe dogjën kazanët e mbeturinav­e.

MBËSHTETJA

Opozita me në krye kreun Lulzim Basha ishin edhe mbrëmë në mbështetje të banorëve të zonës së "Astirit", por duke premtuar se PD do të jetë përherë në krah të qytetarëve. Z. Basha akuzoi se qeveria do t'i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një aferë korruptive. "Edi Rama iu thotë këtyre të pasur, jeni futur në shtëpitë e tyre, i keni parë si i kanë shtëpitë këta, të ndërtuara me djersë dhe gjak. Pastaj shkoni dhe shikoni vilën e Surrelit, apartament­et dhe vilat e ministrave të Edi Ramës, të Gjiknurit, Ahmetajt, Ilir Beqjas, Lindita Nikollës, Erion Veliajt, Saimir Tahirit. Këta janë njerëz të varfër. E bën për t'i përçarë banorët. Këtyre banorëve u thotë shpellarë se i kanë prishur qetësinë hajdutit. Rëndësia e kësaj proteste është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo është një bandë, e cila ka një projekt dhe një politikë: grabitjen", theksoi z. Basha. Për kreun e opozitës, qëndresa e banorëve të Unazës e ka dhënë rezultatin, teksa paralajmër­oi se beteja vazhdon. Basha iu përgjigj edhe njëherë akuzave të kryebashki­akut Veliaj lidhur me firmën "Victoria Invest". "' Victoria Invest' është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest. Kjo është e vërteta. Të vjedhë me ' Victoria Invest' në një projekt që duhet të kushtonte 10 herë më pak, edhe të vjedhë lekët dhe të thotë pastaj është kompania e Lulit. Jo. Jo. ' Victoria Invest', Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest janë tre hajdutët e kësaj afere kor- Z. Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ofron banesa sociale ose pagesën e qirasë së banesës për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje dhe që preken nga gjurma e Unazës së Madhe. Kryebashki­aku

Erion Veliaj e nisi dje ditën e punës me një kafe me banorë të zonës së "Astirit", që kanë pranuar shembjen e shtëpive dhe përfitimin e dëmshpërbl­imit apo bonusit të qirasë. Gjatë takimit informal me ta, Veliaj gjeti mirëkuptim­in e banorëve për të bashkëpunu­ar me Bashkinë e Tiranës dhe për t'i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe. Ai falënderoi banorët, të cilët nuk janë bërë pjesë e protestave, ndërsa drejtoi këtë thirrje për ata që e kundërshto­jnë. "Ndërkohë që politika bën punën e vet çdo ditë në orën 17: 00, me autobusë nga Paskuqani e Kamza, jeta në Tiranë do të duhet të vazhdojë. Për të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e shtetit, vlerën e qytetit, të familjes, vlerën e pronës dhe mund të gjejmë një të mesme të përbashkët, por edhe projekti të bëhet, por edhe prona të zhvillo-

ruptive bashkë me disa të tjerë, që kanë konto bankare sekrete dhe po bëhen gati të pastrojnë paratë e het, qoftë në pjesën mbrapa ku nuk i prek autostrada, ose për ata që s'kanë asnjë letër në banesa sociale, si shumë familje që kanë pranuar", theksoi z. Veliaj. Kreu i bashkisë u bëri thirrje edhe ban-

veprës kriminale të vjedhjes dhe korrupsion­it me konto sekrete bankare. Është qeveri hajdute, që duhet zm- Partia Demokratik­e ka akuzuar se z. Veliaj është takuar fshehurazi me disa banorë në shoqërinë e tropojanëv­e dhe përfaqësue­sve të Partisë Socialiste në zonë.

orëve të tjerë të "Astirit" që të mos përdoren politikish­t, por të distancohe­n nga politika dhe theksoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje brenda Vitit të Ri. "Unë besoj se para Vitit të Ri kjo punë do të ketë mar-

brapsur. Është një projekt që duhet rrëzuar dhe pushteti u duhet kthyer qytetarëve. Do jemi krah qyteta-

rëve. U bëj thirrje qytetarëve kudo që janë të ngrihen ndaj padrejtësi­së", theksoi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje me banorët e “Astirit”
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje me banorët e “Astirit”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania