Gazeta Shqiptare

Zbulohen honorarët dhe dietat, ja sa fituan deputetët në dy muaj

Spartak Braho është deputeti që fitoi më shumë, Edi Paloka më pak 2 milionë lekë të tjera veç pagës

-

Kuvendi ka publikuar të dhënat për të ardhurat e deputetëve nga paga dhe përfitimet e tjera për muajin shtator dhe tetor të këtij viti. Por, ndërsa paga e një deputeti bruto kap vlerën 156 mijë lekëve dhe nuk ka ndryshim nga muaji në muaj, ajo që mund të konsideroh­et një fitim akoma më i madh për deputetët janë të ardhurat që vijnë nga përfitimet e tjera që sjell të qenurit deputet. Kështu, për shumë të zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë të ardhurat që i jepen një deputeti si pagesë për telefonin, karburanti­n, dietat, honoraret dhe qiratë e shtëpive apo pagesa e hotelit shkon në një muaj deri në mbi 200 mijë lekë të reja. Një parlamenta­r mund të përfitojë të ardhura deri në 40 mijë lekë në muaj për shpenzime karburanti, 17 mijë lekë për shpenzime telefoni, 75 mijë lekë si pagesë për dietat, deri në 22 mijë lekë nga pagesat për pjesëmarrj­e në komisione dhe deri në 40 mijë lekë si pagesë për qiranë apo fjetjen në hotel, ku ai nuk e ka vendbanimi­n në Tiranë.

KUSH FITOI MË SHUMË

Kampion për këtë kategori të ardhurash për këto dy muaj të mara së bashku është deputeti socialist Spartak Braho, i cili në total ka arritur të fusë në "xhep" plotë 415 mijë lekë të reja për dy muaj, ose afërsisht 207 mijë lekë të reja në muaj. Natyrisht që në të ardhurat e kësaj kategorie për një deputet ndikon direkt si largësia e zonës së tij zgjedhore nga Tirana, ashtu edhe korrektësi­a e tij për të ndjekur çdo aktivitet legjislati­v, përfshi pjesëmarrj­en në komisione. Pas Brahos, parlamenta­ri që ka mundur të sigurojë më shumë përfitime është Edmond Leka. Ai ka fituar plotë 400 mijë lekë në dy muaj ose 200 mijë në muaj. E treta në radhën e të zgjedhurve që kanë përfituar më shumë të ardhura renditet deputetja Elena Xhixha me 371 mijë lekë në dy muaj ose afro 185 mijë lekë në muaj. Me radhë vijnë më pas shumica e de-

puteteve femra, të cilat duket se janë edhe më të rregulltat në frekuentim­in e aktiviteti­t parlamenta­r. Më konkretish­t, Tatjana Nurçe ka fituar 364 mijë lekë në dy muaj, Izmira Ulqinaku 362 mijë lekë në dy muaj, Luan Harusha 358 mijë lekë në dy muaj, Evis Kushi 357 mijë lekë në dy muaj, Adelina Rista 348 mijë lekë në dy muaj dhe për të vazhduar më pas

me disa deputetë të tjerë, që kanë arritur të marrin mbi 300 mijë lekë në dy muaj ose afro 150 mijë lekë në muaj.

RUÇI

Natyrisht që në listën e atyre që përfitojnë më shumë mungojnë ndoshta ata që kanë edhe më shumë të ardhura, siç mund të jenë drejtuesit e Kuvendit apo ministrat. Kështu, në këtë tabelë kryetari i Kuvendit, Një parlamenta­r mund të përfitojë të ardhura deri në 40 mijë lekë në muaj për shpenzime karburanti, 17 mijë lekë për shpenzime telefoni, 75 mijë lekë si pagesë për dietat, deri në 22 mijë lekë nga pagesat për pjesëmarrj­e në komisione dhe deri në 40 mijë lekë si pagesë për qiranë apo fjetjen në hotel, ku ai nuk e ka vendbanimi­n në Tiranë.

Gramoz Ruçi rezulton me vetëm 111 mijë lekë të ardhura për këto dy muaj, por atij nuk i llogariten në këtë pjesë telefoni dhe karburanti, të cilat i ka pa limit. Po ashtu, në njëjtat kushte është edhe nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi e cila për shkak të funksionit si nënkryetar­e nuk janë llogaritur lekët që përfiton si pagesë për telefonin dhe karburanti­n.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania