Gazeta Shqiptare

Opozita rrezikon mandatet, nëse s'kthehet në Kuvend brenda dhjetorit

Deputetët e PD dhe LSI kanë qenë për herë të fundit në parlament më 19 korrik Berisha dhe Basha, mes 28 deputetëve që rrezikojnë

-

Afro gjysma e deputeteve të opozitës mund të humbasin mandatin, nëse brenda dhjetorit nuk shkojnë qoftë edhe një herë të vetme në parlament. Kjo, pasi ata kanë thuajse 5 muaj plot që bojkotojnë çdo aktivitet parlamenta­r dhe për rrjedhojë rrezikojnë të preken nga përcaktimi që bën Kushtetuta që mandati i deputetit mbaron apo është i pavlefshëm kur mungon pa arsye për 6 muaj resht në Kuvend. Janë plot 28 deputetë të PD, LSI e partive të tjera aleate, të cilët për herë të fundit kanë qenë në parlament në 19 korrik e pikërisht në 19 janar mbushin 6 muaj që ata mungojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo, duke iu referuar pikërisht procesverb­aleve të Kuvendit të Shqipërisë për pjesëmarrj­en në seanca plenare apo në komisionet parlamenta­re. Ndaj, këta deputetë që të mos preken nga përcaktime­t që bën Kushtetuta duhet të ishin të pranishëm brenda datës 19 janar. Por në këtë rast, deputetët demokratë nuk i favorizon mbyllja e këtij sesioni parlamenta­r në dhjetor dhe nisja e sesionit të ri në janar. Kjo, pasi Rregullorj­a e Kuvendit thotë se sesioni i parë vjetor i punimeve të Kuvendit nis të hënën e tretë të janarit. Çka do të thotë se sesioni i ri i vitit 2019 nis më 21 janar, pra gati 3 ditë pasi deputetët opozitës mbushin plot 6 muaj që nuk shkojnë në Kuvend. Por, se duket më i rrezikuari është nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, i cili pjesëmarrj­en e fundit në Kuvend e ka pasur më 5 korrik. Gjithsesi, edhe ai nisur nga fakti se Kuvendi është pushim, do duhet që të rikthehet në Kuvend brenda dhjetorit, ashtu si edhe kolegët e tjerë në mënyrë që të mos i digjet mandati. Ndër shumë deputetë, në rrezik për djegie mandate janë edhe drejtuesit dhe figurat kryesore të PD- së dhe LSI- së, si Lulzim Basha, Sali Berisha dhe drejtuesja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Por mes deputetëve, ka një sërë syresh të cilëve nuk i cenohet mandati, pasi kanë qenë pjesë e komisionev­e parlamenta­re apo të Këshillit të Legjislaci­onit, siç ishte rasti i kësaj të mërkure të deputetëve Oerd Bylykbashi, Enkeljed Alibeaj, Gent Strazimiri, Nasip Naço, Edmond Haxhinasto dhe Silva Caka. Ndërkohë që koha ecën, opozita duket se nuk është ende e gatshme për të marrë një vendim përfundimt­ar lidhur me këtë çështje. Kështu, kryetari i demokratëv­e, Lulzim Basha ka anashkalua­r diskutimin për mandatet, ndërsa ka folur gjithmonë për krizë politike, e cila merr fund me miratimin e vetingut në politikë. Ndërkohë që aleatja e tij, Monika Kryemadhi vetëm pak ditë më parë deklaroi se opozita nuk do i djeg mandatet. "Unë mandatin e kam marrë me gjak. Nuk e lë Edi Ramën që të bëjë ç'të dojë. Nuk është problemi te mandati im. Por hyj prapë unë, i fus një të votuar dhe dal prapë. Po ashtu nuk quhet bojkot. Ne jemi me shqiptarët. Mandati është i imi dhe jo i Edi Ramës, nuk ma heq dot mandatin ai mua. E djeg unë atë me kuç e me maç, me gjithë kriminelët", u shpreh Kryemadhi gjatë një interviste televizive.

 ??  ??
 ??  ?? Opozita e bashkuar gjatë një takimi
Opozita e bashkuar gjatë një takimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania