Gazeta Shqiptare

Kokëdhima: OSBE të mos bëjë kompromis, reformë zgjedhore evropiane

-

Partitë

joparlamen­tare zhvilluan një tryezë diskuti mi për reformën zgjedhore. Zef Bushati prezantoi një projektrez­olutë me disa kërkesa për ndryshime urgjente në Kodin Zgjedhor, pasi reforma zgjedhore është kushti kryesor për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. Përfaqësue­s të partive të joparlamen­tare si dhe studiues të zgjedhjeve në Shqipëri bënë të ditur se sistemi aktual që kemi po diskrimino­n partitë e reja dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit. "Liria buron nga ligjet", në këtë parim e bazoi fjalën e tij kreu i partisë "Zgjidhja" në tryezën e 21 partive për reformën zgjedhore. Ai tha ndër të tjera, se PS- PD e rrëzuan sovranitet­in e popullit dhe nuk duan reformë zgjedhore. "Lidershipi i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e e kanë nxjerrë tepër këtë popull, prandaj dhe po e dëbojnë dita- ditës. Mendojnë se ky popull nuk i meriton liritë për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur", tha Kokëdhima. Ai akuzoi PS- së dhe PDnë se nuk kanë vullnet për të bërë reformë zgjedhore, ndaj i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombët­ar që të mos mashtrohet prej tyre. "Ata kërkojnë të mashtrojnë si opinionin e brendshëm, edhe faktorin ndërkombët­ar. Duan të paraqiten sikur gjoja po bëjnë reformë zgjedhore. Ne nuk do ta lejojmë këtë mashtrim! Zgjedhjet do të dalin nga thonjtë e PD- së dhe PS- së, duan apo s'duan ato. Do të dalin edhe sikur ato të bëjnë kompromise me diplomatë të huaj në Tiranë. Kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do të pajtohemi me këto çështje. Ato do t'i lëshojnë zgjedhjet me hir ose me pahir dhe populli shqiptar do të bëhet sovran në tokën e vet dhe në vendin e vet!", tha Kokëdhima. Në fund, ky takim i krerëve të partive të vogla miratoi edhe një rezolutë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania