Gazeta Shqiptare

Lul Berisha përballet në gjyq me atentatori­n Ahmet Ajeti nga Kosova

Ngjarja në gusht të vitit 2005, kosovari u dënua me 20 vite burg në mungesë

-

Lulzim Berisha është përballur dje në pro cesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda me personin që vite më parë ka tentuar ta vrasë. I shoqëruar nga avokati mbrojtës, Detar Hysi, Lulzim Berisha u paraqit në sallën e gjyqit në procesin ndaj 35- vjeçarit Ahmet Ajeti, i akuzuar si organizato­r i atentatit ndaj tij. Ngjarje kjo e ndodhur tri vite më parë. Në seancën gjyqësore të radhës, Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë me pretendimi­n se vjen si i dëmtuar në proces. Ahmet Ajeti akuzohet se më 30 gusht të vitit 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës. Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje, ndërsa u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimi­t, ai kërkoi rihapjen e çështjes dhe rishqyrtim­in e dosjes në prani të tij. Proceset gjyqësore kanë dështuar disa herë te Krimet e Rënda, për shkak të mosparaqit­jes së Lulzim Berishës. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri, por referuar të dhënave të sistemit TIMS, Berisha rezultonte brenda vendit.

ATENTATI

Më 30 gusht të vitit 2005, Ahmet Ajeti dhe O. K., të porositur nga shtetasit E. D. dhe A. C. kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, kosovari Ahmet Ajeti është konfliktua­r me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën, ku dhe është vetëplagos­ur. Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Sh- kallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale: "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimi­n e tij drejt vendit tonë. Ahmet Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit. Pretendohe­t se është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën.

 ??  ?? Ahmet Ajeti
Ahmet Ajeti
 ??  ?? Lul Berisha
Lul Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania