Gazeta Shqiptare

Pedagogia e Oksfordit te "Luarasi": Kërkoni gjithmonë të drejtën!

Rudina Jasini: Juristët e ardhshëm duhet të ndryshojnë diçka në shoqëri "Studentë të motivuar për të avancuar në fushën e dijes"

-

Ditën e djeshme univer siteti "Luarasi" priti në auditorin e tij, avokaten e njohur shqiptare, aktualisht studiuese dhe pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Oksfordit, Rudina Jasini. Kjo e fundit është një ndër emrat më të njohur përsa u përket shumë çështjeve penale të së drejtës ndërkombët­are. Ekspertja e fushës së drejtësisë zgjodhi pikërisht universite­tin "Luarasi" për të dhënë leksionin e saj të parë në vendin e origjinës. Jasini ka qenë pjesë e grupit të avokatëve në mbrojtje të kryeminist­rit Ramush Haradinaj në gjykatën ndërkombët­are në Hagë.

MESAZHI

Studentët e jurisprude­ncës në universite­tin "Luarasi" shumë shpejt do të jenë avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë. Pedagogia shqiptare e Oksfordit iu sugjeron atyre të mos reshtin duke kërkuar të drejtat e tyre. "Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua të mbaja leksionin e parë në Shqipëri apo para studentëve. Kam pasur mundësinë të mbaj ligjërata të tjera edhe në vende të ndryshme të botës. Besoj se kuriozitet­i, interesi apo edhe dëshira e motivimi që këta studentë kanë për të avancuar në fushën e dijes, ishte ajo që mua më ka bërë më shumë përshtypje në universite­tin ' Luara- si", - thotë Jasini.

LEKSIONI

Kontributi i studiueses Jasini në fushën e jurisprude­ncës ndërkombët­are është i jashtëzako­nshëm dhe mbresëlënë­s. Por, a është e gatshme ajo të japë ekspertizë­n e saj të vyer në fushën e së drejtës penale apo kushtetues­e në Shqipëri? "E para njëherë, për të studiuar drejtësi kërkon mbi të gjitha një aspiratë për të ndryshuar diçka në shoqëri, për të avancuar dhe përmirësua­r sistemin e drejtësisë. Do të thosha që shumë studentë shqiptarë duhet të aspirojnë për të drejtën. Nuk ka kuptim të studiosh vetëm për t'u bërë një jurist i ardhshëm, ajo që ka rëndësi është të dish të vësh në punë dijen tënde për të avancuar shtetin e së drejtës", - thekson pedagogia e Oksfordit. Gjatë leksionit, Rudina Jasini iu tha studentëve se arritjet e saj profesiona­le i ka falë gërshetimi­t të pasionit me vullnetin e fortë, si dhe falë etikës së punës. "Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua të mbaja leksionin e parë në Shqipëri apo para studentëve. Besoj se kuriozitet­i, interesi apo edhe dëshira e motivimi që këta studentë kanë për të avancuar në fushën e dijes, ishte ajo që mua më ka bërë më shumë përshtypje në universite­tin ' Luarasi'", - thotë Jasini.

 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë leksionit të mbajtur në universite­tin “Luarasi” nga pedagogia e Oxfordit, Rudina Jasini
Dje gjatë leksionit të mbajtur në universite­tin “Luarasi” nga pedagogia e Oxfordit, Rudina Jasini
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania