Gazeta Shqiptare

Ethet e garës në "Kënga Magjike", Flori Mumajesi pretendent për çmimin e madh

"Plas" është kënga e të gjithë atyre që dashurojnë vërtetë

- Egla Xhemali

Kënga Magjike" ka nisur plot surpriza. Nën drejtimin e moderatori­t të njohur Ardit Gjebrea dhe dy bukuroshev­e Bora Zemanit dhe Klaudia Pepës kanë prezantuar në garën e 20- të të spektaklit gjigant, mjaft artistë shqiptarë me projekte muzikore tepër të bukura. Është e vështirë të përcaktosh se cila nga këngët është e preferuara e publikut megjithëse ata e kanë dhënë vlerësimin e tyre, duke klikuar në "Youtube" këngët më të pëlqyera nga ata deri tani. Edhe pse disa favorizohe­n nga fakti që janë publikuar më herët se të tjerat, deri tani duket se 5 të preferuara­t, referuar klikueshmë­risë në "Youtube" janë disa këngë dhe emra të njohur. Kështu, në krye të listës qëndron Flori Mumajesi me "Plas", ndjekur nga Fifi ft Mc Kresha me "Psikopatja jote", për të vijuar me Stresin që është prezantuar me këngën "Të du mom" ndjekur nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me "Qaj", si dhe balada e Ronela Hajati "Vuj". Flori Mumajesi është komentuar shumë në mediat rozë si dhe nga njerëzit për këngën "Plas", e cila është pretendent­ja kryesore për të fituar "Kënga Magjike". Kënga ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve së bashku me interpreti­min e kantautori­t të njohur. Pas prezantimi­t të "Plas", u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautori­t Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur. Ne zbuluam, gjithashtu, në vargje që i dedikohet Elvanës për shkak se përkojnë me një deklaratë që këngëtarja ka dhënë para disa muajsh, por Flori ditën e djeshme me anë të një postimi komunikoi drejtpërdr­ejt me fansat e tij në "Instagram", duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve. "Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës". - shkruan këngëtari. Këtë vit spektakli më i madh muzikor ka pjesë të jurisë së tij emra mjaft të njohur si: Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Orinda Huta dhe aktori Artan Imami, që është një risi pas dy vitesh duke qenë se juria ka qenë me të njëjtët anëtarë për dy vite rresht. Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Në njoftimin e festivalit thuhet: "Këtë 20- vjetor festivali "Kënga Magjike" sjell dhe një risi teknologji­ke. Për herë të parë në Shqipëri Livestream në VR. Mund të përjetoni emocionet e skenës, edhe nga shtëpia, nëpërmjet realitetit virtual. Sa për garën, si çdo vit tjetër fituesin e përcaktojn­ë vetë artistët me votat e tyre, të cilat bëhen krejtësish­t të ditura në natën finale të festivalit. Nata e fundit e "Kënga Magjike", ku dhe do të triumfojë një prej produksion­eve do të mbahet më datë 8 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Deri atëherë urojmë që të fitojë kënga më e bukur!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania