Gazeta Shqiptare

Lamtumira ndaj ish- presidenti­t, Trump përshëndet­et me Obamën, shmang Bill Clinton

Funerali i babait, Bush i lë diçka në dorë Michele Obamës

-

Gjatë

funeralit të Georxh H. W Bush të zhvilluar në Katedralen Ndërkombët­are të Washington ditën e djeshme nuk kanë kaluar pa vëzhguar edhe veprimet e djalit të të ndjerit. Në një video të përhapur gjerësisht në rrjete sociale duket ish- presidenti amerikan, George W Bush që përballet me Michele Obamën. Ish- presidenti, në fakt përpara se të ulet, afrohet në rreshtin ku ndodhen të ulur Presidenti Trump, Zonja e Parë Melania, Obama me Michele dhe Clinton me

DETAJI GJATE FUNERALIT TE BUSH

Në një video të përhapur gjerësisht në rrjete sociale duket ish- presidenti amerikan, George W Bush që përballet me Michele Obamën. Ish- presidenti, në fakt përpara se të ulet, afrohet në rreshtin ku ndodhen të ulur Presidenti Trump, Zonja e Parë Melania, Obama me Michele dhe Clinton me gruan e tij Hillary. Gjatë përshëndet­jes me Michele Obamën, Bush i lë diçka në dorë ish- Zonjës së Parë, mbase një karamele. gruan e tij Hillary. Gjatë përshëndet­jes me Michele Obamën, Bush i lë diçka në dorë ish- Zonjës së Parë, mbase një karamele. Dhënia e karameleve konsideroh­et një gjest mjaft i ëmbël dhe me një rëndësi të veçantë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë funeralit të John Mçain. Ndërkaq, një tjetër detaj u vu re gjatë funeralit të George H. W. Bush në Washington. Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump dhe paraardhës­i i tij Barack Obama u përballën për herë të parë që nga janari 2017. Trump dhe Melania shtrënguan duart me çiftin Obama dhe zonja e parë shtrëngoi dorën me Bill Clinton dhe përshën- deti me dorë Hillary Clinton, por presidenti Trump dhe çifti Clinton nuk patën asnjë takim. Madje në videon e publikuar nga "The Guardian" shihet se si Trump përshëndet filli- misht Obaman dhe më pas Michele, por shmang dhënien e dorës me Bill Clinton, i cili nuk e fsheh dot shikimin. Nga ana tjetër, Hillary Clinton nuk ua hedh sytë fare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania