Gazeta Shqiptare

Prodhimet nga Serbia, Kosova studion rajonin për zëvendësim­in

Drejtori i Klubit të Prodhuesve: Po studiojmë bizneset si Shqipëria Aleksandër Vuçiç dorëzohet para taksës

-

Pas vendimit të pak thyeshëm lidhur me taksën 100% ndaj Serbisë, bizneset prodhuese dhe tregtare në Kosovë thonë të kenë filluar që të gjejnë alternativ­a për zëvendësim­in e produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a. Vendet si Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Kroacia, Turqia dhe Italia janë disa nga shtetet, të cilat sipas bizneseve, po shikohen si opsione për të zëvendësua­r produktet finale si dhe lëndën e parë për prodhim, që më herët janë importuar nga Serbia. Qeveria e Kosovës më 21 nëntor vendosi që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a. Ky vendim ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoritete­ve në Beograd dhe Sarajevë. Mekanizmat ndërkombët­are si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan që të hiqet taksa, duke e konsiderua­r taksën 100 për qind edhe si shkelje e Marrëveshj­es për Tregti të Lirë CEFTA. Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi. Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë nga bizneset prodhuese tanimë janë duke punuar në gjetjen e furnitorëv­e në vendet tjera për të zëvendësua­r lëndën e parë, të cilën e kishin importuar nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegov- ina. "Produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovin­ës për të cilat ka taksë 100 për qind mund të zëvendësoh­en me prodhime vendore. Ka prodhim të mjaftueshë­m të kategorive të ndryshme të produkteve që mund të zëvendësoh­en, për shembull qumështi, vaji, biskotat mund të zëvendësoh­en me produktet vendor. Ka një pjesë të lëndës së parë që duhet të gjendet ndonjë alternativ­ë për shkak se nuk prodho- het në Kosovë dhe shtetet, të cilat janë duke u studiuar nga bizneset janë: Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Shqipëria", thekson Panxha. Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç shfaqet i dorëzuar përballë betejës me Kosovën për tatimin me 100% të vlerës për mallrat nga Serbia. Në një intervistë televizive, Vuçiç shpjegon arsyet pse Serbia po has në vështirësi përballë Kosovës. "Jemi në një situatë, ku nuk mund të luajmë shah me dikë që ka ndihmën e 10 spektatorë­ve, siç janë Gjermania, Britania e Madhe e Franca. Kur ke një kundër- "Jemi në një situatë ku nuk mund të luajmë shah me dikë që ka ndihmën e 10 spektatorë­ve, siç janë Gjermania, Britania e Madhe e Franca. Kur ke një kundërshta­r të paparashik­ueshëm, përfundimi­sht ky është një problem", ka thënë Vuçiç. shtar të paparashik­ueshëm, përfundimi­sht ky është një problem". Vuçiç shpreh bindjen se paqja në rajon do të ruhet dhe nuk do të ketë luftë me Kosovën. "Nuk më pëlqen as ta përdor fjalën luftë. Shpresoj të ruajmë paqen. Jam i bindur më së miri se nga ana jonë do të arrijmë ta shmangim luftën. Duhet të vendosim komunikimi­n me NATO- n, në mënyrë që të marrë përsipër detyrimet që të mos ketë prani të ushtrisë së Kosovës në veri". Autoritete­t serbe përllogari­sin 42 milionë euro dëm ekonomik mujor nga taksa doganore kosovare.

"Ka një pjesë të lëndës së parë që duhet të gjendet ndonjë alternativ­ë për shkak se nuk prodhohet në Kosovë dhe shtetet të cilat janë duke u studiuar nga bizneset janë: Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Shqipëria", thekson Panxha.

 ??  ?? Pamje nga dogana Kosovë- Serbi
Pamje nga dogana Kosovë- Serbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania