Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri kosovar i prerë për FSK, zbulon telefonatë­n me sekretarin e përgjithsh­ëm të NATO- s

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës formohet në 14 dhjetor

-

Kryeminist­ri

i Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar i vendosur për ushtrinë Kosovës. Ai përmes një postimi në "Facebook" ka zbuluar se ushtria do të formohet më 14 dhjetor dhe se këtë ia ka bërë të ditur dje, sekretarit të përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g. Pavarësish­t kundërshti­ve të disa vendeve anëtare të NATO- s, kryeminist­ri i Kosovës është shprehur se FSK do të kontribuoj­ë për paqen dhe stabilitet­in në rajon dhe më gjerë. "Sot zhvillova një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithsh­ëm të NATO- s, z. Jens Stoltenber­g. Shpreha falënderim­in tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR- it në Kosovë dhe kontributi­n e NATO- s për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO- s, që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiv­a multilater­ale për procesin e tranzicion­it, njëko-

RAMUSH HARADINAJ

"E informova Sekretarin e Përgjithsh­ëm Stoltenber­g se Kosova është e përkushtua­r për një proces të tranzicion­it të FSK- së, që do të sigurojë një ushtri profesiona­le, multietnik­e dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimor­e", ka shkruar Haradinaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania