Gazeta Shqiptare

35,000 faqe për Arbërinë e Skënderbeu­n në Dubrovnik

Botimi i ri i Gjon Berishës, tekstet dhe përkthimet bashkë

-

Instituti i Historisë "Ali Hadri"Prishtinë në kuadër të aktiv iteteve kushtuar Vitit Jubilar të 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t, botoi vëllimin me dokumente "Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovniku­t: dokumente", hulumtuar dhe përgatitur për botim nga Prof. asoc. dr. Gjon Berisha. Botimi i këtyre dokumentev­e është një përfundim me sukses i punës hulumtuese disa vjeçare në Arkivin Shtetëror të Dubrovniku­t nga studiuesi i periudhë së mesjetës, Berisha, i cili si rezultat i punës hulumtuese në arkivin në fjalë pati rastin që të hulumtoj dhe grumbulloj rreth 35,000 faqe dokumente që ndërlidhën me Arbërinë dhe arbërorët në mesjetë, të cilat dokumente për nga përmbajtja e tyre ju takojnë fushave të ndryshme si: ekonomike, politike e kulturore. Nga këto dokumente të hulumtura dhe grumbullua­ra gjatë katër viteve të fundit, një pjesë e tyre, që i kushtohen Epokës së Gjergj Kastriotit, gjejnë vend në këtë përmbledhj­e me dokumente.

Një përmbledhj­e e tillë me dokumente tematike, kushtuar Gjergj Kastriotit, dhe që na vijnë vetën nga një arkiv, siç është Arkivi Shtetëror i Dubrovniku­t ( DAD), nuk ka ekzistuar më herët, prandaj është mirëseardh­ur për studiuesit e mesjetës në veçanti dhe lexuesit në përgjithës­i. Edhe në aspektin metodologj­ik, vëllimi është i punuar me kujdes të veçantë, ku krahas tekstit të dokumentit origjinal, gjendet përkthimi në gjuhën shqipe. Kurse, për kureshtarë­t dhe studiuesit që dëshirojnë të bëjnë krahasime me dokumentet origjinale, studiuesi Berisha, në fund të vëllimit ka radhitur faksimilet e shumicës së dokumentev­e të botuara, të shoqëruara me shënime plotësuese për vendndodhj­en e tyre dhe datën e dokumentit. Thënë ndryshe, fondet arkivore kushtuar Gjergj Kastriotit që gjenden në DAD, tani i kemi në një vend, në një libër dhe në gjuhën shqipe.

Vëllimi me dokumente i cili jo rastësisht po i prezantohe­t lexuesit në Vitin Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t, përmban 228 dokumente që nga pikëpamja kronologji­ke përfshijnë periudhën kohore nga 21 marsi i vitit 1413 deri më 1 mars të vitit 1468, kohë kjo kur krahas kryengritj­es së Gjon Kastriotit në pranverën e vitit 1430, pasuan edhe kryengritj­et në viset e tjera të Arbërisë. Gjithashtu në periudhën në fjalë Arbëria u përball me luftërat e vazhdueshm­e të Skënderbeu­t kundër ushtrive osmane.

Vlen të theksohet se Gjon Berisha duke përgatitur për botim këto dokumente ka treguar kujdes të veçantë, në radhë të parë, duke i dhënë të plota fondet e Arkivit të Dubrovniku­t prej nga edhe i ka marrë dokumentet që po botohen, pastaj vëmendje e veçantë i është kushtuar dokumentev­e me rastin e transkript­imit dhe përkthimit të tyre, që ka qenë një punë mjaftë e mundimshme, por falë punës këmbëngulë­se të tij dhe redaktimit profesiona­l të bërë nga redaktori Fajton Balliu, kanë bërë që këto dokumente, po e themi në kuptimin figurativ, të flasin për një ndër periudhat më të lavdishme të historisë sonë.

Për t'i bërë sa me të lehta për lexuesin, të gjitha dokumentet, studiuesi Berisha, i ka shoqëruara me një kokë, apo fjali që tregon përmbajtje­n e dokumentit, shënime sqaruese në fund të faqes, në raste kur e ka konsiderua­r të nevojshme, si dhe fondin ku gjenden dokumentet origjinale dhe në rastet kur është i botuar, krahas origjinali­t është dhënë edhe referenca e dokumentit të botuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania