Gazeta Shqiptare

ENVER PETROVCI "KREOLËT E BALLKANIT", DRAMA QË PARASHIKOI LUFTËN

-

Dhjetë

vite para luftës në Ko sovë, Enver Petrpvci do të shkruante dramën "Kreolët e Ballkanit" duke i parashikua­r saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Pjesa vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli" në Tiranë për publikun. Nën regjinë e autorit Enver Petrovci "Kreolët e Ballkanit" sjell histori dashurie, aksion dhe dramë. Ajo ngjitet në skenë me 8 dhe 9 dhjetor. Autori ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë. Për Enver Petrovcin në këtë botë disa luftojnë për tokën dhe të tjerë për shpirtin. "Bota përbëhet prej të papërcaktu­arave, disa luftojnë për shpirtin dhe të tjerë për tokën" shprehet autori Enver Petrovci. Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka vijuar para disa kohësh dhe në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Rolet në dramën "Kreolët e Ballkanit" regjisori Enver Petrovci ia ka besuar aktorëve si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci. Skenografi­a është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumogra­fe Sofi Kara, as. regjisor Enkeleda Fishekaj. Këtë herë vepra shënon premierën në Tiranë, por ajo nuk ka munguar dhe në skenën e Kosovës. Disa vite më parë kjo vepër teatrore është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku atje është ndjekur me vlerësimin e publikut. Këtë muaj të fundit të viti kjo premierë teatrore, që i takon dramaturgj­isë shqiptare është në skenën e Tiranës. Këtë herë për premierën e Tiranës janë aktorë që publiku i njeh për aktiviteti­n me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë.

Është një ndër themeluesi­t e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universite­tin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë universite­t dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania