Gazeta Shqiptare

AGIM KRAJKA SHPALLET "NDER I KOMBIT" NË KONCERTIN E KARRIERËS

-

veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrij­onin e ndanin skenën me të. Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonik­e dhe mezi priste të dëgjonte kengët e tij në festivalin e fundvitit. Miqt dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndant­e përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Agim Krajka erdhi në Ansamblin Shtetëror 54 vjet më parë si fizarmoniç­ist me aftësi të rralla dhe individual­itet virtuozi. Ai më pas u bë dirigjenti dhe për- punuesi më i rëndësishë­m në historinë e AP. Ashtu si "Mjeshtri i Madh" - Panajot Kanaçi, që e ngriti trupen e valleve të AP në nivele tejet të larta duke e ngritur vallen popullore në majen më të lartë të intepretim­it edhe "Mjeshtri i Madh" - Agim Krajka e ngriti në këto nivele ekzekutimi­n e melodive të valleve popullore . Ai me klasin dhe talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacioni­n e orkestrës, i cili nuk ishte parë deri në atë kohë. Ndërtoi modele orkestrime­sh e përpunimes­h të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteris­tikat ritmike e melodike. Kjo strukturë mbajti gjatë, deri më sot, gjithë peshën e krijimtari­së së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Krijimtari­a e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70- 80. Kryeveprat e kinematogr­afise si: "Cifti i lumtur", "Zonja nga qyteti", "Nje shoqe nga fshati" etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematogr­afisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to "Mjeshtri i madh" - Agim Krajka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania