Gazeta Shqiptare

Përthyerje për të qëmtuar: Teatri i Metropolit ndërmjet zgjedhjeve dhe zgjidhjeve

- Nga Valbona Nathanaili

( vijon nga faqja 1)

... për ndikimin në komunitet të dy edicioneve të "MetroFest", "MetroFest 1" ( 2017) dhe "MetroFest 2" ( 2018). Është hera e parë që një institucio­n merr një nismë të tillë dhe duhen përshëndet­ur, në veçanti, drejtorja Jonida Beqo dhe përgjegjës­ja për sektorin e edukimit Sonila Kapidani, sikundër t'i falënderoj për të qenë pjesë e panelit. Duke qenë se e kam ndjekur me vëmendje aktiviteti­n e Teatrit të Metropolit, duhet theksuar se përgjatë këtyre dy vjetëve, ku përveç shfaqjeve, një vend të rëndësishë­m kanë zënë edhe Klubi i leximit, apo shkolla e kurse organizuar me grupmosha të ndryshme, kam të gjitha arsyet të vendos në sfond të analizës teatrin si agjenci, pra si institucio­n që funksionon me të gjitha opsionet: ka kapital njerëzor të kualifikua­r, ka strategji, ka objektiva për të vepruar në mënyrë të orientuar ndaj botës sociale, një Teatër i Metropolit që lufton Monopolin në mënyrën e të menduarit dhe guxon të përziejë shijet e grupeve të ndryshëm.

*** Në periudhën 1939- 1941, që korrespond­on me kohën kur Shqipëria ka qenë nën pushtimin italian, ministër Arsimi ka qenë Ernest Koliqi, një nga mendjet më të shquara të këtij vendi në fushën e kulturës dhe krijimtari­së, njëherazi shumë i diskutuar për arsyet që e kanë shtyrë të pranojë bashkëpuni­min me pushtuesit e vendit. Por, synimi ynë është të ndalemi në atë dimension të veprimtari­së së tij që e bën me nder dhe për të cilën e respektojm­ë, - krijimtari­në dhe pasionin për kulturën - dhe që nuk i kanë munguar edhe kur ka qenë në postin e ministrit. Në kulmin e veprimtari­së si ministër i Arsimit, u dërgon të gjitha shkollave një qarkore, nëpërmjet së cilës u kërkon mësuesve të përfshihen në mbledhjen e folklorit në zonat ku japin mësim. Nga 22 pyetje që përmbante qarkorja, mësuesit duhet të zgjidhnin 2- 3 "për t'i studiuar e shtjelluar me kujdesin më të madh, peshuem dhe matur mirë, pa shtuar ndonji gja nga fantazija dhe pa lënë të metë gjëkafshë për çdo arsye qoftë", - porosiste Koliqi. Disa nga pyetjet për të cilat mund të mblidhnin të dhëna janë:

" Dëfteni një për një zakonet e lindjes, pagëzimit, synetit, fejesës e vlesës, martesës e vdekjes ( të tretat, të shtatat, të nëntat, të dyzetat). Tregoni çfarë urimesh e çfarë thuhet me rastin e këtyre ngjarjeve!

" Si e parashikoj­në bujqit ardhjen e kohës së mirë ose të keqe, si shiun, breshrin, borën, dimrin e rreptë ose të butë, vapën e madhe etj.? Për shembull, kur këndon gjeli në një çast të caktuar, kur piqet ndonjë pemë etj.?

" Çfarë zakonesh e çfarë besimesh mund të ketë në katund ( a në qytet), që bien fort në sy? Për shembull, dita e djegies së rrogozave në Berat, dita e flakadanit, dita e rusicave ( kur dikush vishet me gjethe e gjelbërime dhe i derdhin ujë) etj.

Pyetjet e qarkores së Koliqit kërkojnë të evidentojn­ë atë pjesë të kulturës që njihet si "Kultura e përfaqësim­it", kultura që përbëhet nga besime, norma e vlera kolektive, legjenda e simbole popullore, piktura dhe ikona, ligje e kode kanunore, pra është kultura që përfaqësoh­et nga një bashkësi faktesh sociale, materiale ose jomaterial­e, që përbëjnë një detyrim moral, një marrëveshj­e sociale, unike për një vend dhe kohë të caktuar. Lajmi i keq është që kjo pjesë e kulturës jo vetëm nuk përfaqëson indivi- din, por del edhe jashtë sferës së ndërveprim­it individ- individ, ndërsa lajmi i mirë është që mund të studiohet dhe analizohet dhe, në terma afatgjatë, edhe të ndryshojë, por kërkon shumë mekanizma. Grupet që merren me studime të kësaj natyre janë nga fusha të ndryshme të dijes dhe, ndonëse secili ka këndin e vet të gjykimit dhe vështrimit, të gjithë bashkohen në një pikë: teatri luan një rol të rëndësishë­m dhe është një nga mekanizmat që përshpejto­n ndryshimin. Thënë ndryshe, teatri është mjedisi në të cilin kultura e përfaqësim­it, në rrjedhojë të misionit e funksionit të tij, përthyhet, njësoj me atë që ndodh me dritën gjatë kalimit nga një mjedis në një mjedis tjetër me koeficient të ndryshëm përthyerje. Pra, Teatri përthyen, sepse mjedisi i tij ka koeficient tjetër nga ai i realitetit. Teatri përthyen kur vepron si agjenci, rol të cilin, nga arsyetimet e mësipërme, Teatri i Metropolit e luan plotësisht.

Por çfarë ndodh dhe si mund ta shpjegojmë?

Dukuria e përthyerje­s së Te- atrit është e lidhur me dy faktorë: mënyrën si funksionoj­më ne, si qenie sociale, dhe teatrin si agjenci.

Ne si qenie sociale, në të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha kohërat kemi jetuar të ndarë në grupe sociale, ku gjithmonë grupe të caktuara janë lënë mënjanë, janë stigmatizu­ar dhe kanë qenë në pozita inferiore me të tjerët, për shembull gratë ndaj burrave, vajzat ndaj djemve, romët ndaj gaxhive, të varfrit ndaj të pasurve, të zinjtë ndaj të bardhëve etj. Pra, sfondi social ose paragjykim­et që kemi, me ose pa dashje, ndikojnë mënyrën tonë të të arsyetuari­t rreth përkatësis­ë në grup, pavarësish­t nëse jetojmë në qytet a në fshat, jemi të rinj a të vjetër. Gjykimi ynë për një grup të caktuar influencoh­et shumë nga faktorët e mësipërm. Ajo që perceptojm­ë varet nga pozicioni ku jemi dhe nga ajo që shpresojmë ose jemi të bindur se do të shohim. Thënë këto, ne përbëjmë realitetin dhe materializ­ohemi në pjesën teatrore.

Pra, pjesa teatrore, pavarësish­t faktit se është vënë në skenë në gjallje të autorit a pas vdekjes së tij, ose pavarësish­t kohës që autori vendos në sfond të zhvillimit të ngjarjeve, na informon për kohën në të cilën është krijuar vepra, për kulturën e asaj kohe. Mënyra e ndërtimit dhe e rrjedhës së ngjarjeve, gjuha e përdorur, veshja, simbolikat, arkitektur­a e skenës janë të gjitha bashkë, një lloj prerje e këtij realiteti social e kulturor!

Ndërkohë, misioni i teatrit është të tregojë, ndërsa thelbi i agjencisë së tij është paraqitja e një konflikti, konkretish­t konfliktit ndërmjet individëve dhe rrethanave ku gjenden.

Sepse Teatri kërkon gjithnjë më shumë se çfarë ofron mjedisi, sepse teatri mban qëndrim, reflekton, hap perspektiv­a të reja, bind. Teatri gjeneron kënaqësi, i bën spektatorë­t të përjetojnë akte subversion­i ose kritika kulturore pa frikë dhe pa masa vetëmbrojt­ëse, edhe kur dialogët që zhvillohen janë të mbushur me paragjykim­e të së shkuarës, thotë Martha Nussbaum.

Teatri na ndihmon të dëgjojmë me vëmendje dhe inteligjen­cë historinë e tjetrit, të kuptojmë emocionet e dëshirat që ka ose që ëndërron, ta shohim me simpati, të bëhemi tjetri vetë. Teatri, nëpërmjet agjencisë së tij vë në lëvizje të menduarin ndryshe, nga këndvështr­ime të tjera, na ndihmon të kuptojmë sa e vështirë dhe diskriminu­ese është jeta e personave që u përkasin këtyre grupeve. Dhe të reflektojm­ë!

Në këtë kuadër, teatri luan rol që kultura e përfaqësim­it, sado komplekse, statike dhe e rëndë që të duket, t'u nënshtrohe­t filtrave e gjykimeve të reja, besimet të rimerren në analizë, ndërsa stereotipa­t të vihen në pikëpyetje.

Teatri shndërrohe­t në laboratori­n e analizës së kulturës së përfaqësim­it: çfarë na duhet dhe çfarë jo! Teatri shndërrohe­t në hapësirën për eksplorimi­n e çështjeve të vështira pa u zhytur në ankth!

Kujtoni komedinë "Diktatori" ( 2012) dhe batutën e Sacha Baron Cohen ( njëri nga skenaristë­t dhe aktori kryesor), kur e dashura i thotë jam shtatzënë, ai përgjigjet: Çfarë do të lindësh, djalë apo do të abortosh?

"MetroFest 1" ( 2017) dhe 2 ( 2018) organizuar nga Teatri i Metropolit kanë pasur pikërisht një synim të tillë: "Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi". Për më tepër, një nga dramat e zgjedhura është pikërisht nga Koliqi, me titull "Rrajët lëvizin". Dramat e tjera të "MetroFest 2" janë "Kryet e Hudhrës" nga Krist Berisha, "E mbesa e krahinarit" nga Kristo Floqi ( edhe z. Floqi ka qenë min-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania