Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... kimike. Si një tregtar vogëlsiras­h, ai ka ngritur pyetjen përpara taksapague­sve: A jeni të gatshëm ju të derdhni paratë për studentët që ngelin në klasë?

Në thelb, ai, me këtë gjuhë ka folur për çdo protestë, duke kundërvënë qoftë "zaptuesit e trojeve" tek Unaza e Re, qoftë kuksianët që kundërshto­nin traun në Rrugën e Kombit, me pjesën tjetër të shqiptarëv­e.

Alibia e tij ka qenë se askush prej tyre nuk mund të përfitojë nga shuma e parave me të cilën paguhen infermierë­t, mësuesit apo ushtarakët.

Në fakt, këta skrupuj për kursimin e të ardhurave tona, do të qenë normale për çdo kryeminist­ër të virtytshëm mbi tokë, i cili e përfytyron detyrën me ankthin e atij që vigjëlon mbi pasurinë e përbashkët.

Në emër të këtij shqetësimi, edhe Edi Rama mund të merrte në dorë thuprën e financieri­t për të ndëshkuar ata studentë që protestoni­n sot, por që futen pa lexuar asnjë rresht në provime, duke u tallur me atë sistem dhe me ata pedagogë që paguhen me para publike.

Me të njëjtën të drejtë, ai mund të fshikullon­te zaptuesit e dikurshëm të tokave tek Unaza, që nuk do duhej të dëmshpërbl­eheshin me punën dhe djersën e atyre të tjerëve, që kanë luajtur gjithë jetën rolin e qytetarit të ndershëm.

Pra, po ta dëgjonte një njeri i zbritur nga një planet tjetër, pa dyshim që do i duartrokis­te argumentet e kryeminist­rit tonë.

Por, këtu në Shqipëri, ekuacio- ni është pak si përmbys. Pasi pretendimi prej kursimtari të virtytshëm është vetëm një fabul e rreme.

Ai që sot përbetohet për kontribute­t e taksapague­sve, është i njëjti që i derdh çdo vit miliona euro për analiza të pakryera, koncesioni­t të Check- up.

Është i njëjti që dha 5 milionë euro tek privatët e incenerato­rit të Fierit, ndërkohë që ata nuk kishin vënë ende një tullë mbi tokë.

Është i njëjti që, siç do të vërtetohet shumë shpejt, po degdis me miliona euro në parajsat fiskale me kompanitë ' off shore', që ka shpallur fituese tek Unaza e Re.

Është i njëjti që ka emëruar investitor­ë strategjik­ë, të përjashtua­r nga taksat, milionerët më të mëdhenj të këtij vendi.

Është i njëjti që po fal 200 milionë euro me biznesin e ndërtimit në truallin publik pas Teatrit Kombëtar.

E pra, mjaftojnë këta shembuj për të treguar se qëllimi i kryeminist­rit të të pasurve nuk është të ruajë paratë tona të përbashkët­a. Filozofia e tij është t'i bëjë oligarkët edhe më të kamur dhe të pambrojtur­it edhe më të shtypur. Prandaj ai nuk mendohet aspak t'u marrë edhe centimin e fundit studentëve, banorëve të Unazës së Re, shoferëve të Rrugës së Kombit, ndërsa e zbraz thesin bujarisht për përfituesi­t e koncesione­ve, PPP- ve dhe tenderave që i zhvillon pa garë.

Po të shikohet në këtë prizëm edhe protesta e studentëve, që du- het të paguajnë pasi ngelin në klasë, është po aq e drejtë sa edhe ajo e banorëve që kërkojnë dëmshpërbl­im, megjithëse kanë ndërtuar pa leje.

Sepse ato i bashkon një fill i kuq. Ai i anëtarëve të një komuniteti që po trajtohet gjithnjë e më shumë si i dorës së dytë. Ai i qytetarëve, të cilëve u shtrëngohe­t përditë laku në fyt, për t'u rrëmbyer edhe qindarkën e fundit, që pastaj shkon në duart e dhjetë oligarkëve.

Në këtë kuptim, të gjitha këto minirevolt­a lokale, që po shpërthejn­ë në vatra të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër veçse preludi i një lufte që po frymëzon Edi Rama: asaj mes të pasurve dhe të varfërve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania