Gazeta Shqiptare

Cungu: Skënderbeu­t i kthejmë reston e Korçës

Trajneri i Kukësit sqaron se nuk ka asnjë çështje "Rexhinaldo"

-

Trajneri

i Kukësit, Ar mando Cungu ka dalë dje para mediave në vigjilje të takimit të javës së 16 të superiores mes Kukësit dhe Skënderbeu­t. Tekniku shkodran është shprehur se skuadra e tij do të synojnë të marrë vetëm fitore në këtë takim dhe se në skuadër nuk ka një çështje "Rexhinaldo". Sakaq, ai ka folur edhe për gjendjen e futbollist­ëve dhe problemet ekonomike në Superiore. "Ndeshemi me një rival direkt për titullin kampion. Pavarësish­t ndeshjes së parë që nuk shkoi në rezultat siç duhet, por jo në lojë, shpresoj që nesër ( sot) t'i kthejmë reston Korçës, pasi është objektiv në çdo ndeshje. Çështje ' Rexhinaldo'? Nuk ka asgjë për ta bërë situatë. Ka pasur një shqetësim muskulor dhe për këtë arsye ka qëndruar më vete. Nuk më pëlqeu që ka qenë në gazetë dhe i kemi dhënë leje për të qenë te fëmija kur lindi. Ai vetë ka dashur të vijë në Shqipëri dhe nesër do të shohim nëse do të jetë ose jo në gjendje të mirë fizike. Shameti është rikthyer dhe nesër është në fushë. Rrumbullak­u është rikuperuar dhe është i rëndësishë­m e do të jetë në fokusin tim maksimal, por nuk ka luajtur rreth 3 muaj. Tifozët në Kamëz? Me shumë respekt për Skënderbeu­n dhe çfarë ka bërë, unë nuk i druhem asnjë kundërshta­ri dhe as djemtë. Dihet që nuk luajmë në fushën tonë dhe arsyeja që jemi në Kamëz janë tifozët, pasi kemi pasur mbështetje. I falënderoj­më, pasi janë shtysë për sportistët. Nuk na favorizon shumë terreni dhe Kukësi është një ekip që luan futboll. Nuk jemi ekip që duam veç rezultat dhe të largojmë topin. Duam të jemi dëfryes në fushën e lojë dhe mendoj se po e bëjmë mirë", u shpreh Cungu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania