Gazeta Shqiptare

TRAJNERI I SHQIPËRISË

-

Trajneri

i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur për mikrofonat e TV "Klan", ku ka prekur kualifikim­in në "Euro 2020", takimin me Dukën, mundësitë që ka Shqipëria kundër Turqisë dhe Islandës, si dhe për lojtarët nga Superiorja.

Pas kaq ditësh nga shorti i Europianit dhe me një gjykim më të ftohtë, a ka ndonjë gjë që e keni rimenduar?

Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollist­ët për të provuar t'ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, është një grup i vështirë për vendin e dytë, por Shqipëria mund të tentojë.

Pse mendon se do të kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është e një skuadër e ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Mund të shkojë në Europian: Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata.

Sa i përket asaj që është thënë në media mbi ashpërs- inë tuaj mbi polemikat, a mendoni të ndryshoni diçka në planin personal?

Kam gjetur gjithnjë shumë negativite­t, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypje­n e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Por për mua e rëndësishm­e të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Lojtarët kanë sjellë në vëmendje ndryshimet e shpeshta të formacioni­t dhe rreshtimit. Do të vazhdojë e njëjta histori?

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania