Gazeta Shqiptare

Panuçi: Nuk jam polemizues, grupi i lojtarëve është me mua

-

skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidenti­n. Duhet të kujtoni se kam provuar 20- 21 lojtarë të rinj, por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbulloh­et me atë që tregojnë në fushë. Që prej një viti për shkak të mungesave ideja ime nuk ka funksionua­r.

A keni shtylla në skuadër ku mbështeten­i?

Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbullua­r. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjev­e. Aty duhet të djersijnë sepse kemi përgjegjës­inë e një kombi. Po flasim për Kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mendjen presidenti­t për të qëndruar?

Duka e kuptoi që ishim në vështirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektua­l më lart se mesatarja.

Këtë sezon kualifikue­s mendoni se duhet të jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri, për lojtarët e Superiores?

Faji nuk është i imi, është i Bulkut që nuk më thërret ( qesh). E gjithë federata kërkon lojtarë të zotë, por duhet parë nëse zgjedhin Shqipërinë. Është grupi që mund të bëjë gjëra të rëndësishm­e. Nëse nuk përpiqemi të gjithë së bashku lojtarë, federate, tifozë dhe gazetarë për të shkuar në europian atëherë nuk do t'ia dalim", - u shpreh Panuçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania