Gazeta Shqiptare

Studentët në shesh, Nikolla për "News 24": Ejani të dialogojmë

Ministrja, studentëve: Më kërkuat, dola! Kur do flasim për problemet? "Biseda me kryeminist­rin për zgjidhjen e situatës"

-

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla thekson se është shumë e rëndësishm­e të nisë sa më shpejt dialogu me studentët. Deklaratat Nikolla i bëri në një lidhje telefonike për "News 24". "Ne do të ecim përpara me komunikim për të adresuar të gjitha shqetësime­t që studentët kanë. Nuk dua të komentoj ngjyrimet politike. Në sytë e mi sot prevalojnë studentët dhe shqetësime­t e tyre. Shqetësime­t e studentëve janë shqetësime­t e mia", theksoi Nikolla. Lidhur me përgjysmim­in e tarifave studentore, ajo bëri të qartë: "Të ulemi ta diskutojmë me rektorët e dekanët, pasi tarifat nuk përcaktohe­n nga qeveria, por nga Institucio­net e Arsimit të Lartë. Kemi dëshirën për një proces konkret për shqetësime­t që ata kanë". Një ndër kërkesat e studentëve është ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë dhe për këtë ministrja u shpreh: "Nuk ka reformë perfekte, por çdo gjë është e mundur kur ka komunikim dhe dialog". Nëse studentët nuk ulen për komunikim? "Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci, që e dinë që komunikimi e konsensusi janë armët më të forta", deklaroi ministrja e Arsimit. Zj. Nikolla pyetjes nëse protesta e studentëve është apolitike, iu përgjigj: "Nuk dua të komentoj fare ngjyrimet politike, i kam ndjekur edhe reagimet politike, por ajo që më shqetëson janë vetëm kërkesat e studentëve. Ato janë kryesorja". Dhe nëse do ulen tarifat, si do bëhet kompensimi? Nikolla iu përgjigj: "Nuk është një përgjigje që jepet me një fjali, por do flasin specialist­ët, studentët e familjet". E pyetur nëse do të dorëhiqet Lindita Nikolla, dha këtë përgjigje: "Kam menduar shumë gjëra, por ajo që shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa". Ndërsa lidhur me bisedën që ka bërë me kryeminist­rin Rama për çështjen e studentëve, ajo deklaroi: "Rama ndjek me Në Tiranë ka disa protesta, por kryeminist­ri Rama sipas mediave turke, ndodhet në Turqi, ku ka zhvilluar edhe një takim me presidenti­n Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll. Nuk ka një njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, ndërsa kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e presidenti­t turk. shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe kryeminist­ri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur para me shumë çështje që studentët ngrenë". Më herët ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh pro vetingut në arsim, ndërsa tha se do të verifikohe­n shqetësime­t e tyre dhe më pas, nëse ato vërtetohen, do veprojnë organet. "Unë duhet të marr informacio­nin e plotë se kush janë emrat, por janë institucio­net që do ta ndjekin këtë shqetësim dhe për ta vërtetuar sa përputhet shqetësimi i tyre me realitetin. Për këdo që ka "Dëgjova thirrjet nën dritare ‘ Lindita dil në shesh!' dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S'ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërend­ojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?", deklaroi ministrja Nikolla. ushtruar korrupsion, organet e drejtësisë do veprojnë", theksoi zj. Nikolla. Ministrja e Arsimit pasi u refuzua nga studentët, reagoi në "Facebook". "Prej tri ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy. Si ka mundësi që të protestohe­t dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t'i shtrosh në tryezë kërkesat? Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problemati­ka komplekse e universite­tit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze, që meritojnë të trajtohen seriozisht? Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë?", deklaroi zj. Nikolla.

 ??  ?? Protesta e djeshme e studentëve
Protesta e djeshme e studentëve
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania