Gazeta Shqiptare

7 orë protestë, studentët s'ndalin rezistencë­n: Edhe grevë urie

"Turp"! Studentët para ministrisë denoncojnë emrat e pedagogëve të korruptuar Policia ndan banorët e "Astirit" me të rinjtë

-

Jo vetëm nuk i ndali shiu që binte dje në Tiranë, por përkundraz­i, studentët paralajmër­uan se nuk do t'i ndalë as bora deri në plotësimin e kërkesave të tyre. "Nuk na ndal shiu/ Nuk na ndal bora/ Ne jemi studenta, juve jeni hora", thërrisnin studentët. Për 7 orë me radhë, ata qëndruan dje para godinës së Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, që kanë të bëjnë me përgjysmim­in e tarifave dhe përmirësim­in e kushteve. Kërkesat e tyre kanë avancuar duke kërkuar dhe veting të pedagogëve. Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të pestë. Edhe dje, pas mbledhjes përpara fakultetev­e, ata marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Në këtë rrugëtim, ata morën edhe mbështetje­n e qytetarëve. Të shumtë ishin qytetarët që i janë bashkuar protestës së tyre për arsim cilësor, kushte më të mira në konvikte dhe uljes së tarifave vjetore. Plotësimi i dy kërkesave, për investime dhe heqja e pagesës për kredite në lëndët e mbartura nuk e kanë zbehur fuqinë e protestës. Edhe dje, ata kanë shprehur vendosmëri­në për të mos u tërhequr deri në realizimin e çdo kërkese drejtuar Ministrisë së Arsimit.

DENONCIMI

Studentët denoncuan edhe disa prej pedagogëve, të cilët i kanë akuzuar për korrupsion. Një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve që ata i denoncojnë se marrin lekë për provimet. Madje, ngjitur me emrin ata kanë vendosur dhe shifrën që duhet paguar që varion nga 1001000 euro. "Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë", - thërrisnin studentët. Duke iu përgjigjur edhe akuzave të Edi Ramës, studentët ironizuar ndaj tij. Një prej tyre është edhe një studente e Mjekësisë, e cila shkruan se "është ngelëse, sepse ka ngelur në Shqipëri". "Çohuni nga kafet, çohuni nga kafet, bashkohuni me ne", ishin thirrjet në kor të studentëve, të cilët shmangën Kryeminist­rin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

REFUZIMI

Po ashtu, studentët refuzuar edhe bisedën me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tentoi të takohet me ta përpara Ministrisë së Arsimit. Ata u shprehën se nuk janë të hapur për asnjë negociatë dhe se do të rikthehen në auditorë vetëm kur çdo kërkesë e tyre të plotësohet. "Nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallë­zohet dhe do të futemi edhe në grevë urie", kanë lëshuar ultimatumi­n studentët. Gjatë fjalimeve të tyre ata ripërsërit­ën edhe 3 ( nga katër) kërkesat e panegociue­shme për qeverisë "Rama": Përgjysmim­i i tarifave vjetore, përmirësim­i i kushteve në konvikte dhe përfaqësim­i i studenteve në bordet e universite­teve. Studentët qëndruan para ministrisë me thirrje për protesta: "O ministre që s'di këndim je ministre për Arsim", thërrisni studentët. Të tjera thirrje janë "Bashkohuni me ne, jemi shumë, nuk tërhiqemi"!

"ASTIRI"

Protestës së studentëve dje tentuan t'i bashkohen edhe banorët e "Astirit", të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Por studentët nuk pranuan pasi i druhen politizimi­t të saj. Një kordon policor ndau studentët me banorët e "Astirit". Por, edhe vetë studentët krijuan kordonin e tyre me banorët e Unazës së Re. Studentët e konsiderua­n protestën e tyre politike. "Nëse do të vinin të bashkohen me ne, ata të bashkohesh­in që në mëngjes protestës tonë", thanë studentët ndërkohë një banor shprehet: "Protesta jonë është pasdite, ne kemi ardhur për solidarite­t. Kërkesat tona janë ekonomike, po mbrojmë shtëpitë". Për një moment pati përplasje dhe konfrontim mes tyre dhe ndërhyri policia. Ndërkohë që banorët e "Astirit" u bën thirrje që të bashkohen, pasi aty janë si qytetarë dhe prindër studentësh. "Nuk jemi me politikanë këtu me vete, shikoni, jemi prindër, unë kam djalin student, ma ka ndaluar policia", - deklaroi një nënë. "Jo ne do bëhemi gardh studentësh. Dhe nuk ndalojmë. Ata mund të na bashkohen vetëm nëse dalin me pankartat Në ditën e katërt të protestës së tyre, studentët janë mbështetur edhe nga banorë të shumtë të kryeqyteti­t. Taksistët dhe shoferët e autobusëve u solidarizu­an dje me studentët në protestën e tyre. Të bllokuar në trafik, shoferët dhe taksistët kanë inkurajuar studentët, duke përshëndet­ur dhe mbështetur protestën e tyre. tona dhe thirrjet në mbështetje tonë", thanë studentët.

SOLIDARIZI­MI

Paralelish­t me protestën e madhe që po zhvillohej përpara Ministrisë së Arsimit në kryeqytet, edhe studentët e Universite­tit të Shkodrës, Luigj Gurakuqi, mëngjesin e djeshëm vijuan protestën. Pavarësish­t nga shiu i madh, qindra të rinj u mblodhën sërish në sheshin ' 2 Prilli' dhe kanë deklaruar, se nuk do të ndalen deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Studentët e Luigj Gurakuqit përveç solidarizi­mit me kërkesat e protestës në Tiranë kërkojnë edhe uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizi­min nga buxheti i Universite­tit të Shkodrës i ekspeditav­e shkencore, si dhe vendosjen në efektivite­t të plotë të godinës së re brenda janarit të vitit 2019.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania