Gazeta Shqiptare

Meta: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", aspiratë e parealizua­r

Presidenti inkurajon studentët e sotëm

-

vatrën e së keqes, për t'i dhënë fund politikës së lidhur me krimin, për t'i dhënë fund ekonomisë së kapur nga një grusht politikanë­sh të korruptuar dhe një grusht oligarkësh të bërë palë me ta. Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumi­n politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari, pavarësish­t bindjeve politike. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t'u kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet! U takon qytetarëve shqiptarë ta çlirojnë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes votës së qytetarëve shqiptarë ta kthejmë atë nga një shërbëtore dhe jo uzurpatore të pushtetit, në një shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese dhe gjakpirëse e qytetarëve shqiptarë". Në aktiviteti­n për Ditën e Rinisë, Rudina Hajdari i bëri një premtim të atit, Azem Hajdarit, studentit që drejtoi protestën antikomuni­ste. "Të premtoj se jam gati të lë mandatin për t'ju bashkuar studenteve…". Studentë të ' 90- ës dhe përfaqësue­s të PD- së dje bënë homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit. Presidenti

Ilir Meta u shprehu dje mirënjohje të gjithë studentëve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës me thirrjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Kreu i shtetit inkurajon dhe mbështet rininë e sotme, veçanërish­t studentët që të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri. "Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore ' E duam Shqipërinë si gjithë Europa' dhe ' Liri- Demokraci', për të shndërruar 8 dhjetorin në ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës. Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore, i cili me guxim, kurajë e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra

ASPIRATA

"Jehona e thirrjeve ' Liri- Demokraci' dhe e ' E duam Shqipërinë si gjithë Europa' të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar", - shprehet z. Meta.

studentë, të rinj, pedagogë e intelektua­lë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar. Jehona e thirrjeve ' Liri- Demokraci' dhe e ' E duam Shqipërinë si gjithë Europa' të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë jo plotësisht e realizuar. Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërish­t studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembull­t të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri", shprehet z. Meta.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha, dje në Qytetin Studenti
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha, dje në Qytetin Studenti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania