Gazeta Shqiptare

"Unaza", Basha: Qendro dhe Gjiknuri duhet të futen në burg

Kreu i PD: Qeveria kërkon të përçajë studentët, çelësi i fitores është bashkimi "Për projektin janë bërë pazare me kompaninë"

- Valentina Madani

Banorët e Unazës së Re kishin sërish mbrëmë në krah të tyre kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe garancinë e tij se do t'i mbështesë edhe pas 30 ditëve protestë. Me parullat "Shtëpia jonë, jeta jonë", "Këtu vendosim ne", "Shtëpitë tona i mbrojmë me gjak", "Me gjakun tonë ushqehet krimi", banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Duke folur për projektin e Unazës së Re, Basha kërkoi që të merret në hetim kryeminist­ri Edi Rama. "Duhet të merret në hetim urgjentish­t Edi Rama, duhet të hetohet pasuria e tij dhe personave të lidhur me të. Duhet të veprojë drejtësia dhe këtë kërkon populli. Nëse nuk vepron drejtësia, historia na ka treguar që populli merr në dorë fatin e tij", theksoi kreu i PDsë. Me akuzën se për projektin e Unazës së Re janë bërë pazare me kompaninë, Basha ka bindjen e plotë se Edi Rama duhet të hetohet, pasi pas vjedhjes fshihet vetë kryeminist­ri i vendit. "Sa herë që shqiptarët bashkohen, e keqja sprapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro tek Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes. Kjo është një pjesë e helmit që derdh Edi Rama me paratë e vjedhura këtyre banorëve. Armiku i së keqes është bashkimi i shqiptarëv­e. Ndonëse është zbuluar se këtu kemi një vjedhje rekord, banorët e thonë vetë se u kanë sjellë në shtëpi letra për t'i prishur. Në ato qeli që mbajnë këta banorë, Dorianin dhe shokët e tij, duhet të jetë Afrim Qendro e Daimian Gjiknuri. Ka më shumë se 24 orë për këtë vjedhje, tashmë nuk është vjedhje, por edhe një pastrim parash", theksoi z. Basha. Kreu i PD shprehu mbështetje­n edhe për studentët protestues, por akuzoi se Rama dhe Lindita Nikolla po mundohen që t'i përçajnë studentët. "Edi Rama dhe Lindita Nikolla po mundohen t'i përçajnë, t'i helmojnë, por e kanë të pamundur. Pro- jekti i tyre për t'i mbajtur studentët në injorancë për të vazhduar vjedhjen dhe mashtrimin ka vazhduar, prandaj studentët vazhdojnë të jenë aty. Nuk janë vetëm për çështjen e tarifave, nuk janë vetëm për çështjen e bordeve të universite­teve. Ata ua kanë thënë sh-

Njoftim për shitje me ankand

qiptarëve dhe çdo njeriu që sistemi ka degjenerua­r dhe është i kalbur. Nuk punon për arsimin e studentëve, por punon për pasurimin e qeveritarë­ve. Kjo është arsye që bordet i kontrollon qeveria. Paratë që duhet të shkojnë të financojnë arsimin e lartë, shkojnë "Të burgosurit janë politikë e Ramës, në atë qeli nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri. Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive? Pse nuk fillon hetimi për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me ' Dida X'? Nuk duhet të lini prokuroren e përgjithsh­me dhe vartësit pa një përgjigje?", tha Basha. për të financuar skema të tilla krruptive. Paratë që duhet të shkonin për qytetarët, shkojnë për Edi Ramën", deklaroi kreu i PD- së. Basha hodhi poshtë zërat se PD hyri në protestë, duke thënë se mbështet protestën dhe aspiratat e studentëve.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me banorët e ‘ Astirit’
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me banorët e ‘ Astirit’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania