Gazeta Shqiptare

Tabaku, apel Veliajt: Mos u fshih, por jepu zgjidhje banorëve të bulevardit

-

Banorët

e Bregut të Lumit protestuan sërish dje në mbrojtje të banesave të tyre, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Ata kërkuan dëmshpërbl­imet nga shpronësim­et për ndërtimin e bulevardit të ri. Në mbështetje të banorëve të kësaj zone ishin edhe deputetët e PD- së. Deputetja Jorida Tabaku, e cila ka qenë një nga mbështetës­et e kësaj proteste, i bëri dje kryebashki­akut Erion Veliaj që të mos fshihet, por të vijë t'u japë zgjidhje banorëve të bulevardit. "U bëj thirrje të gjithë atyre deputetëve të Partisë Socialiste që kanë ardhur dhe u kanë premtuar se do ta vlerësojnë pronën e tyre. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të mos fshihet, por të vijë të ballafaqoh­et këtu me premtimet e tij. Këta njerëz, ashtu si unë, ashtu si Partia Demokratik­e, besoj ashtu si kryetari i bashkisë, duan që të vazhdojë të zhvillohet qyteti, por jo në kurriz të pronës së tyre. Këta njerëz duan që djersa dhe kontributi i tyre të vlerësohet. Këta fëmijë janë sot pasdite këtu, në këtë ditë të ftohtë dhjetori, ditë e shtunë, ndoshta duhet të ishin duke luajtur si të gjithë moshatarët e tyre, por kanë ardhur të protestojn­ë për shtëpitë e tyre. Ditën e hënë ne do të jemi prapë këtu, përsëri në orën 4. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë që të sjellë përfaqësue­s, të vazhdojmë procesin e vlerësimit të banesave, të nxjerrim VKM- në dhe të trajtohen ashtu si 200 familjet e tjera, që janë trajtuar që nga fillimi i bulevardit. Këta banorë do të vazhdojnë të protestojn­ë deri kur prona e tyre të jetë e mbrojtur", deklaroi zj. Tabaku..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania