Gazeta Shqiptare

ARRSH: Ulet numri i objekteve që preken nga projekti i Unazës

Përfundon verifikimi i shtëpive në "Astir"

-

Autoriteti

Rrugor Sh qiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të konstatimi­t në terren të objekteve që preken nga projekti i rehabiliti­mit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta - sheshi "Shqiponja" dhe statusin e tyre ligjor nga ana dokumentar­e. Ndonëse puna në Unazën e Re është pezulluar, ARRSH njofton se ka përfunduar vlerësimi total i objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Në njoftimin fillestar është bërë e ditur se 240 objekte do të shembeshin, por pas verifikime­ve, numri është ulur në 195 objekte që do të preken nga ndërtimi i tri loteve. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë, të cilat do të përfitojnë shpërblim sipas ligjit, ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se ka edhe qytetarë, objektet e të cilëve preken pjesërisht nga projekt. Në 72 raste, ARRSH ka kryer piketimet në terren dhe për këto objekte është gjetur dakordësia me pronarët. Ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të qëndrojë, me kusht që të garantohet konfirmimi nga inxhinierë­t konstrukto­rë për qëndrueshm­ërinë konstrukti­ve të objektit. ARRSH njofton se ka autorizuar vetëm pezullimin e aktiviteti­t ndërtimor nga kompanitë për loti nr. 1, ndërsa institucio­net shtetërore do të vazhdojnë normalisht aktiviteti­n edhe në këtë segment për hapjen e hapësirës për zbatimin e projektit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania