Gazeta Shqiptare

Ceremonia përkujtimo­re për Kaçifas, ndalohet hyrja në kufi e 120 grekëve

Arrestohet 1 polic grek për armë pa leje. Të kthyerit përplasen me policinë në Kakavijë Shoqërohen 20 persona, mes tyre 2 deputetë, 3 gazetarë si dhe kreu i OMONIA- s për Himarën

- Brikena Metaj

Në fshatin Bularat të Gjirokastr­ës, është zh villuar ditën e djeshme ceremonia e të 40tave të Konstandin­os Kaçifas, i cili u vra më 28 tetor të këtij viti gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Rreth 100 persona kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimo­re që zgjati afërsisht 90 minuta. Pas meshës në kishën e Bularatit dhe vizitës në varreza, rrethi i ngushtë familjar ka vijuar me drekën, ndërsa nuk ka pasur manifestim­e ashtu si në ceremoninë mortore. Të pranishëm kanë qenë edhe deputeti Dule dhe ishdeputet­i Spiro Ksera. Për të shmangur incidentet e mundshme, policia shqiptare ka marrë masa të rrepta paraprakis­ht. Forca të shtuara policore dhe të Antiterror­i ka pasur në Pikën Kufitare të Kakavijës përgjatë gjithë vijës së gjelbër si dhe disa postblloqe, ku kryheshin kontrolle të imtësishme të automjetev­e, në pikat kryesore të aksit Gjirokastë­r- Kakavijë dhe Gjirokastë­r- Sarandë. Kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40ave të Kaçifas ka pasur jo vetëm në doganën shqiptare, ku të dhënat zyrtare pohojnë për 120 shtetas grekë të ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar, por mësohet edhe për rreth 30 persona të ndaluar dhe të kthyer edhe nga pala greke. Të dhënat jozyrtare flasin për një shifër prej më shumë se 200 personash të kthyer. Ndryshe nga sa ndodhi në ditën e varrimit të Konstandin­os Kaçifas, kur në Bularat mbërritën 11 autobusë me shtetas grekë nga qytete të ndryshme të Greqisë, ditën e djeshme ka mbërritur vetëm një autobus me jo më shumë se 30 pasagjerë. Pothuajse të gjithë shtetasit e kthyer kanë pasur si destinacio­n Bularatin, ndërkohë që mësohet se një pjesë e tyre kanë qenë në

listën e personave të shpallur më herët si ' non- grata', mes të cilëve edhe të gazetarit Panajotis Savidis, të cilit i është mohuar hyrja në Shqipëri gjatë mbrëmjes së të premtes, me argumentin se përbën kërcënim për sigurinë publike. Po kështu, gjatë të shtunës policia shqiptare ka ndaluar edhe dy gazetarë të tjerë të hyjnë në territorin shqiptar. Të revoltuar që nuk

mundën të hynin në Shqipëri, grekët për rreth një orë bllokuan anën greke të kufirit duke shkaktuar edhe tensione me policinë kufitare.

NDALIMET

Mes të ndaluarve nga policia e Gjirokastr­ës kanë qenë edhe dy deputetë grekë. Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracis­ë së Re, është arrestuar në postblloku­n e Kranesë në Sa-

randë. Bëhet fjalë për Marios Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë. 35vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje e tipit "pistoletë" me 6 fishekë. Sipas burimeve nga pala greke, polici deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për

armëmbajtj­e pa leje. Ndërsa Nikos Nikolopulo­s, një deputet tjetër i parlamenti­t grek u ndalua për 1 orë e gjysmë në polici. Ai është shprehur se do ta ngrejë këtë çështje në Parlamenti­n Evropian. Të paktën tre deputetë grekë kanë marrë pjesë në ceremoninë e djeshme në Bularat. Mes personave të ndaluar nga policia shqiptare është edhe kreu i OMONIA- s në Himarë, Fredi

Bejleri si dhe 5 anëtarë të kësaj organizate. Mësohet se policia i ka ndaluar të shoqëruari­t në Jorgucat, ndërsa ata po shkonin drejt fshatit Bularat, ku edhe do të zhvillohej ceremonia përkujtimo­re e të ndjerit Konstantin­o Kaçifas.

Kanë qenë rreth 20 persona që janë shoqëruar nga uniformat blu shqiptare për t'u verifikuar në polici.

 ??  ?? Ceremonia e djeshme përkujtimo­re në Bularat të Gjirokastr­ës
Ceremonia e djeshme përkujtimo­re në Bularat të Gjirokastr­ës
 ??  ?? 35- vjeçari i vrarë, Kostandino­s Kaçifas
35- vjeçari i vrarë, Kostandino­s Kaçifas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania