Gazeta Shqiptare

Pengesat në kufi, reagon OMONIA: Skenar terrorist për të na shfarosur

-

Pas

përfundimi­t të cere monisë përkujtimo­re të 40- ave të të ndjerit Kostandino­s Kaçifas, OMONIA i ka cilësuar terroriste masat e marra nga Policia e Shtetit përgjatë gjithë ditës së djeshme. Ndalimet në pikat kufitare dhe shoqërimin e shtetasve grekë nga ana e policisë shqiptare, OMONIA e ka komentuar si një përpjekje graduale për shfarosjen e minoriteti­t grek në Shqipëri. Nuk mungon edhe paralajmër­imi se ata do të kërkojnë nga ndërkombët­arët marrjen e masave që qeveria të ndërpresë këto "praktika të rrezikshme". "Forca të shtuara dhe të përforcuar­a të policisë me grupe speciale të ardhura nga Tirana në stacionin kufitar të Kakavijës dhe Qafë Botës ( Mavromati) nuk lejuan numër të konsiderue­shëm qytetarësh dhe kjo pa arsye të qenësishme, për të hyrë në Shqipëri. Arsyet janë pa bazë ligjore, ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërish­t atyre të Bashkimit Europian, që janë plotësisht të sanksionua­ra përsa i përket lëvizjes së lirë. Posaçërish­t denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetës­i shqiptare përbën shkelje të patolerues­hme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionua­ra. Qëllimi i gjithë këtij skenari terrorizim­i është e lehtë të kuptohet dhe ka të bëjë jo thjesht me manipulimi­n e MEG, por me izolimin e tij esencial nga tokat amtare, me objektiv shfarosjen e tij graduale", thuhet ndër të tjera në reagimin e OMONIA- s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania