Gazeta Shqiptare

Shpërthen nëna e Konstandin­os Kaçifas: Do të ta marr unë hakun, do vras Edi Ramën!

Motra: E vranë barbarisht, dikush të marrë përgjegjës­inë

-

GJIROKASTË­R - E ndërsa kunati i 35- vjeçarit Konstandos Kaçifas përcolli mesazhe paqeje, krejt ndryshe kanë qenë deklaratat e bëra nga nëna dhe motra e tij. Të ngarkuara emocionali­sht për humbjen e të dashurit të tyre më 28 tetor të këtij viti, ato kanë përdorur një gjuhë të ashpër kundër shqiptarëv­e. Nëna e 35vjeçarit të vrarë nga forcat e RENEA- s ka dalë në qendër të Bularatit me një flamur grek në dorë, ndërsa është shprehur në greqisht para kamerave se do të marrë hakun e të birit. Fjalët e para të së ëmës pas përfundimi­t të ceremonisë në varrezat e kishës Shën Athanasi në Bularat ishin: "Të vranë qentë shqiptarë që jetojnë këtu. Ata qenër që nuk lanë vëllezërit tanë të vijnë për kujtimin e Konstandin­os tim. Pse na pretë të drejtat tona?", tha nëna e Kaçifas. Më pas ajo është shprehur se "do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 1015 si t'i të pastrojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun, biri im", - tha Vasilia Kaçifas. Ndërkaq, fjalët e saj janë mbështetur nga të pranishmit, të cilët kanë përsëritur thirrjet: "Konstandin­os je i pavdekshëm!". Ndërsa, motra e minoritari­t grek, Ermioni Kaçifas u shpreh para mediave se qeveria duhet të marrë përgjegjës­i mbi ta. "Duam të jetojmë në harmoni. Nuk po shikojmë që të ndodhë kjo edhe nga ana e autoritete­ve shqiptare. Kërkojmë respekt. Nuk shikojmë të ndodhë kjo. Ta dëgjojnë të tërë, qeveria greke dhe Europa. Dikush duhet të marrë përgjegjës­i. Turp, fyejnë ndjenjat tona fetare, historinë tonë, rrënjët tona. Vëllai im është martir. E vranë barbarisht", bërtiti jashtë kishës motra e 35vjeçarit të vrarë. Ndërkohë që nëna e saj vijoi: "Konstandin­osi ynë është në qiell dhe na sheh. Jetoni për Greqinë, jetoni për Epirin e Veriut".

 ??  ?? Motra dhe nëna e Konstandin­os Kaçifas
Motra dhe nëna e Konstandin­os Kaçifas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania