Gazeta Shqiptare

"Shqipëria e Greqia janë një familje, të mos ndërhyjë Turqia"

Vangjelis Saqellaraq­is: Konstandin­osi nuk është drejtuar kurrë kundër një shqiptari, ja çfarë i tha nënës së tij Kunati i Kaçifas: Kryeminist­rat Rama e Cipras të qetësojnë situatën

- Brikena Metaj

Unë e kuptoj që në të dyja anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t'u transmetua­r drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Evropa. Shqipëria dhe Greqia janë një familje. Problemet që kemi i zgjidhim vetë dhe nuk ka nevojë për të tretë. Turqia po nxit përplasje mes dy vendeve". Kështu deklaroi dje për mediat kunati i Konstandin­os Kaçifas. Pas ceremonisë përkujtimo­re të zhvilluar për këtë të fundit në Bularat, Vangjelis Saqellaraq­is dha mesazhe paqeje mes dy vendeve, ndërsa u bëri thirrje kryeminist­rave Rama dhe Cipras të gjejnë gjuhën e përbashkët për qetësim të situatës. Ndërkohë, në një intervistë ai mohoi që në ceremoninë mortore të Kaçifas të jenë hedhur parulla e thirrje antishqipt­are. Madje, ai deklaroi se Konstandos Kaçifas nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari.

Çfarë problemi keni pasur?

Personalis­ht nuk kisha asnjë problem, por kishin problem të tjerët. Në 10 veta, 8 u kthyen mbrapsht.

Përse mendoni se ka ndodhur kjo gjë, për sa kohë ju vetën nuk kishit probleme?

Unë e kuptoj që në të dyja anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t'i transmetua­r popullit dhe drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Evropa. Ne duhet të bashkëpuno­jmë, duhet të kemi flamurin tonë, ju duhet të keni flamurin tuaj. Ne duhet të kemi besimin tonë, ju duhet të keni besimin tuaj, por ama duhet ta shikojmë veten të

banorë nga fshati Bu larat i Gjirokastr­ës dje deklaruan se policia nuk e ka lejuar të hyjë djalin e tyre në Shqipëri. Ata kanë thënë se policia e ka marrë me pranga në duar që në Kakavijë dhe e kanë shoqëruar djalin e tyre 30- vjeçar në komisariat. "Në komisariat e kanë pyetur për qëllimin e ardhjes, nëse ka qenë i pranishëm në varrim, nëse ka dëgjuar thirrje kundër shqiptarëv­e. Ai nuk pranoi që ka pasur thirrje antishqipt­are", thanë për

lidhur bashkë dhe në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin.

Me këto që thoni, do të thotë se ju nuk jeni dakord me thirrjet antishqipt­are që u hodhën në ceremoninë për Kaçifas?

Parulla antishqipt­are nuk u dëgjuan, u dëgjuan parulla të tjera. Por u dëgjuan nga të dyja anët. Ne duhet t'i ndalojmë ato. Edhe Konstandin­os të njëjtën gjë ka thënë, nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari. Edhe kur mamaja e tij i tha që çfarë po bën, do të të vrasin. Ndër-

 ??  ??
 ??  ?? Vangjelis Saqellaraq­is duke folur për mediat
Vangjelis Saqellaraq­is duke folur për mediat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania