Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, emrat e përfituesv­e në Tiranë

ALUIZNI publikon 350 emrat e rinj. Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga ‘ Agjencia’ Kush merr lejen në Petrelë, Kashar, Dajt, Pezë, Vaqarr e Baldushk

-

ALUIZNI publikon listën me 350 pr onarët që kanë gati lejen e legalizimi­t në qarkun Tiranë. Sipas ALUIZNI, të gjithë personat që gjejnë emrin në listat e afishuara duhet të paraqiten pranë drejtorisë për të tërhequr lejen. Bazuar te ndryshimet e fundit ligjore, qytetari duhet të marrë një kopje për të vërtetuar përmbarimi­n e procesit të legalizimi­t. Ndërsa, lidhur me procedurën vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, ajo do të bëhet nga Agjencia.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e të aplikojnë për tapinë. Pas ndry- shimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga ‘ Agjencia’. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit, dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania