Gazeta Shqiptare

PIRO MILKANI: Kritikat për filmin "Përse bien këto daulle", Kadare: E kanë me mua

"Dasma ime me pianisten Margarita Kristidhi dhe penalizimi se mungoi në punë dy ditë" Regjisori feston 80- vjetorin me librin me kujtime "E pabesueshm­e, por e vërtetë"

- Fatmira Nikolli

Një vajzë e bukur çeke, që sh kollohet me të e fle një kat më lart në konviktin e tij dhe me të cilën ka pasur dikur një flirt të bukur dashurie, tashmë ka humbur prej dyzet vjetësh në ndarjen e madhe të ideologjis­ë së dy shteteve. Një telefonatë pas rënies së komunizmit drejt shoqes së tij bukuroshe nuk i kujton asgjë Emës në Pragë. Ajo e ka harruar emrin e djaloshit korçar me të cilin ka shkëmbyer ca puthje të zjarrta dikur. Por ironia e fatit dhe kripa e rrëfimit nuk mbaron këtu, vazhdon të tallet si në legjenda edhe më tej. Pas 20 vjetësh të tjerë ( domethënë plot pas 60 vjetësh), një natë, në Festivalin e Butrintit, pas shfaqjes, Piro dhe Bebi, gruaja e tij, marrin me dëshirë dy aktore çeke në makinë. Rrugës flet me çekishten e tij të shkëlqyer me të renë dhe me gruan e moshuar gjithfarë bisedash zbavitëse. Pastaj ndahen në hotel. Të nesërmen kap një fletë katalogu dhe risheh emrat e aktorëve të trupës çeke. Mos! Gruaja që solli prej Butrintit në Sarandë dhe u shkrinë së qeshuri gjithë rrugës paska qenë vetë Ema Çerna, vajza e ëmbël me të cilën puthej gjashtë dekada më parë...". Petrit Ruka ndan një mal me detaje nga libri i mikut të tij Piro Milkani, teksa në parathënie e josh dhe e grish lexuesin të përpijë kujtimet e regjisorit. Milkani, tani kur mbush të tetëdhjeta­t, ka moshën e artë të kujtimeve. Në këtë libër, që vjen në 80- vjetorin e tij për lexuesin shqiptar, parakalon një pjesë e vogël, shumë e vogël ngjarjesh nga gjithë ajo jetë e madhe, duke përzgjedhu­r me një kujdes "shumë koprac" ca ngjarje të bukura që lexohen me një frymë e të tronditin me bukurinë e tyre të rrallë, me gjetjet e tyre poetike që i ka servirur vetë jeta me koincidenc­at e saj të befta e të pabesueshm­e, me tekat e fatit, rinjohjet e befta pas dekadash të tëra terri e izolimi me miq të rinisë, takime me artistë të mëdhenj botërorë, fama e të cilëve të mek mendjen e frymën sapo u lexon emrin. Petrit Ruka shënon në parathënie se Milkani ka xhiruar episode që i ka diktuar kujtesa e një jete. Kohë xhirimesh, debatesh në mbledhjet artistike, rrëfime për skenarët, për kritikat e frikërat nga mbledhjet e stafeve të ndryshme, parakalojn­ë duke e rrëfyer të shkuarën për të treguar se në ç'kushte punohej dhe krijohej. Me poshtë po shkëpusim vetëm një pjesë nga kujtimet ku rrëfehet dasma e Milkanit dhe ekranizimi i romanit "Dasma" të Ismail Kadaresë me kritikat para e pas xhirimit. ( Pjesë nga libri) Tamam në kohën kur po përfundoni­m xhirimet e filmit "Ngadhënjim mbi vdekjen", Kadareja hidhte në treg romanin e tij të dytë të titulluar "Dasma". Vinte pas "Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur", që kishte filluar të përkthehej në disa gjuhë të huaja. Filmi "Ngadhënjim mbi vdekjen" ishte pritur mjaft mirë si nga spektatori, ashtu edhe nga kritika zyrtare. Bash për këtë shkak, në një ceremoni kombëtare, krahas çmimeve për vepra artistike të gjinive të ndryshme, Peçi Dados, Gëzim Erëbarës, Feim Ibrahimit dhe mua na ngulën në gjoks Çmimin e Republikës. Lajtmotivi i muzikës së filmit u bë aq i pëlqyer, sa sigla e hapjes dhe mbylljes së programeve tingëlloi për shumë vjet, tek i vetmi televizion shtetëror shqiptar ( RTSH). Ishte kompozuar nga Feim Ibrahimi, i sapodiplom­uar në Institutin e Lartë të Arteve, dega e muzikës. Po e filloja mbarë karrierën e re, atë të regjisorit. Falë këtij filmi, pas një telefonate që iu bë kryetares së Lagjes, nga zyrat më të larta të Partisë, në fund të dhjetorit të 1967- ës e mora autorizimi­n për një banesë modeste. Një dhomë e kuzhinë në pallatin e ri 202 në fund të rrugës "Mine Peza". Kisha pritur për këtë banesë shtatë vjet, nga dita e kthimit nga studimet e pas katër vjet fejese me pianisten Margarita Kristidhi apo Bebi, si e thërrisnin të gjithë. Ishte viti që shënoi dhe botimin e romanit "Dasma" të Kadaresë. Ndërsa unë kërkoja skenar për filmin tim të dytë. Ja, për shembull "Dasma" do të ishte një roman që mund të përshtatej për një skenar filmi, por, ah! Ksenofon Dilo, piktor në Kinostudio, veç të tjerash botonte në gazetën "Drita" shkrime interesant­e dhe kishte vendosur ta provonte transkript­imin e romanit "Dasma" në skenar filmi. Më keq akoma. Dhimitër Anagnosti, në kërkim të filmit të tij të dytë si regjisor, e kish kopsitur marrëveshj­en me Dilon. Do ta bënte ai "Dasmën"....

Sikur të mos mjaftonin lavdërimet, që po bëheshin nga zyrat e rëndësishm­e të Komitetit Qendror të Partisë, e as elozhet në gazetat e revista politike apo letrare të kohës për vlerat e romanit, ja ku njoftohemi se të nesërmen në mbrëmje, në Klubin e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve do të kishte një diskutim të gjerë për romanin "Dasma". Salla plot e përplot. Në presidium, Rolin kryesor, atë të Xhavitit, ia kisha besuar 19- vjeçarit Timo Flloko, atë të Katrinës e fitoi maturantja e Politeknik­umit, Adelina Xhafa. Në rolin e babait të Katrinës zgjodha baritonin e shquar Lukë Kaçe etj., ndërsa bashkëpunë­tor shkencor, Fehmi Hoshafin.

Kadareja, Fadil Paçrami, sekretar për kulturën në Komitetin e Partisë të Tiranës, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarë­ve Dhimitër Shuteriqi etj. Diskutantë­t, njëri pas tjetrit, zbërthenin vlerat, novacionet, metaforat e personazhe­t interesant­e të romanit. Dhe tamam kur nuk pritej, del para podiumit Bilal Xhaferri. Shkrimtar jo pak i njohur, që kishte ngjallur interes edhe ndër ne kineastët. I adresoi Kadaresë dhe romanit vërejtje të rënda, veçanërish­t në kapitujt ku ai e trajton apo më mirë e shtrembëro­n Kanunin, këtë Kushtetutë të lashtë që ka rregulluar në shekuj marrëdhëni­et njerëzore në zonat e thella të Shqipërisë. Asnjë duartrokit­je nga të pranishmit. Habi dhe stepje. Qetë- qetë u ul në vendin e tij, diku në rreshtin e tretë. Heshtjen e theu Fadil Paçrami. - Ti atje, - foli Fadili, pa ia thënë emrin Bilalit, - dil nga salla menjëherë. Je i padëshirue­shëm për ne. Dhe ashtu u bë. Kokulur doli jashtë. Mbledhja solemne u zhbë. Sesi sh- koi jeta e Bilalit pas kësaj, do të duhej një kapitull më vete. Pas disa ditësh në oborrin e Kinostudio­s takoj Ksenofonin.

I shqetësuar më njofton se Anagnosti ka ndërruar mendje. Nuk do që të jetë pjesë e filmit të ri që Ksenofoni ishte duke e përfunduar dhe që e kishte titulluar "Përse bie kjo daulle" ( as "Dasma", as "Dasmë e çuditshme", as "Lëkura e daulles" dhe as "Dasma dhe fantazma", si e quajtën më vonë anglezët në radiodrama­tizimin që i bënë veprës së Kadaresë në BBC- në e Londrës). Më propozoi të punonim bashkë për këtë. Nuk e zgjata shumë dhe pranova. Drejtori i Kinostudio­s, Vaskë Aristidhi, e pranoi këtë ndryshim. Për Kadarenë romani i dytë, për mua filmi i dytë. Ishte shkurti i vitit 1968. U krijua shtabi i filmit dhe filloi puna përgatitor­e. Të shtunën e parë të marsit ( edhe e shtuna ishte ditë pune), mora leje në drejtori. Do të martohesha. Pas katër vitesh të gjata fejese, në pritje të një banese. Dasmë i thënçin. Erdhën nga Korça prindërit e mi, kushëriri i babait, Todi Gjata; vëllai i madh, Berti, oficer nëndetësej­e në Pasha Liman bashkë me gruan e tij, Marieta. Vëllai tjetër, Vaska, kishte një vit që ishte transferua­r në Tiranë, si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë, banonte te ne. Të afërm, vetëm ata që jetonin në Tiranë. Të shtunën në mbrëmje shkuam për vizitë te Kristidhët. Të ardhur nga Maqedonia në vitet tridhjetë, veç Anetës e burrit të saj Genci, ishin edhe disa miq të familjes Kristidhi. Urimet për martesën tonë shoqërohes­hin me një gotë raki e ndonjë çokollatë. Vetëm kaq. Pas disa orësh erdhën te ne për vizitë krushqit e gruas. Edhe se të pakta karriget, nuk mjaftonin për të gjithë. Të nesërmen, ditë e diel, 7 prill, shkuam të merrnim nusen. Dolëm në oborr të vilës dhe bëmë disa fotografi. Bebi ishte më e bukur se kurrë. Nuk donte të vishte fustan nusërie, edhe pse deri në ato momente nuk kishte ndonjë urdhëresë që ta ndalonte atë veshje. Ashtu e kishte vendosur vetë. Xhaketa dhe fundi i bardhë ishin qepur me porosi nga një copë e bukur dhe e shtrenjtë, dërguar nga dajë Joni, mjek gjinekolog në Selanik. Dy taksitë e porositura na shpunë te Kodrat e Tiranës, pranë kishës së Shën Prokopit për të shkrepur edhe disa fotografi të tjera. Ramë të flemë në dhomën e gjumit 3,2 me 3,7 metra, ndërsa të tjerët në kuzhinën me aneks. Të martën filloi "muaji i mjaltit". Në ' Gazin' shtatë vendesh të Kinostudio­s, veç meje dhe Bebit, që e ulëm në sediljen e parë, u ul edhe Ksenofoni, Todi, Petraqi dhe

 ??  ?? Piro Milkani dje në promovim
Piro Milkani dje në promovim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania