Gazeta Shqiptare

Po sikur të bënim modelin irlandez për historinë! Autori përcjell një ide interesant­e, duke pasur parasysh modelin e Irlandës. Ky shtet ka njohur një pushtim 700- vjeçar prej Anglisë, por duke ditur kredibilit­etin e universite­teve angleze, ia dha për t’i

-

Nika dhe Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” ( 1941- 1944) që po i ribotojmë sot flasin flasin vete.

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportav­e shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin stre- him në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo- amerikane. Me këtë gjest Kolë Bibë Mirakaj u shpëtoi jetën mbi 2000 hebrenjve që ndodheshin në Shqipëri të cilët u pajisën me pasaporta shqiptare dhe udhëtuan drejt Italisë.

Këto fakte shprehin nevojën urgjente te rishkrimit jo vetëm të historisë së jetës së Kolë Bibë Mirakajt por të krejt historisë së Shqipërisë. Thënë me saktë, shprehin domosdoshm­ërinë për të pasur një tekst realist të historisë së Shqipërisë. Tekst i cili mund dhe duhet patjetër të jetë jashtë ndikimeve politike, qoftë në trajtimin e këtyre 30 viteve demokraci, ashtu dhe në trajtimin e së shkuarës sonë diktatoria­le, monarkike apo dhe asaj koloniale.

Shqipëria ka gati 30 vjet që jeton në demokraci. Po të mos ekzistonin reminishen­cat e sjelljeve autoritare apo servilizma­t ndaj politikave të çastit, të drejtuesve të institucio­neve përgjegjës­e për tekstet e historisë, këto gati tre dekada do të ishin mëse të mjaftueshm­e për ta zgjidhur përfundimi­sht këtë çështje. Por kjo çështje fatkeqësis­ht nuk u zgjidh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania