Gazeta Shqiptare

A mund të ketë një revoltë të artistëve?!

-

Mësimet e vitit 2018 na e treguan plotësisht këtë. Ashtu si mendohej nga gjykimi i kthjellët edhe ky mandat qeveritar nuk është se tregoi ndryshime të mëdha për komuniteti­n artistik, ku problemati­kat më të mprehta mbesin veç atyre të trajtimit dhe ato ligjore. Libri vazhdon të jetë i mbushur nga pesha e taksave, që po e varfëron shumë autorin dhe njerëzit e procesit të bërjes së librit, kurse komuniteti artistik ka mbetur i kapur në një tollovi të frikshme. Pesha kryesore e vlerësimit mbetet te eprorët e institucio­neve që tashmë e shprehin cinizmin afër dhe jo shumë larg shprehjes së vetë z. Rama. Nuk ia vlen të flitet për Galerinë e Arteve sepse tashmë mënyra e sjelljes së eprorit të saj e tregon hapur këtë, por shqetësime­t reale që ka nxjerrë komuniteti i artistëve të operës, vatrës ku filloi protesta e madhe e artistëve dikur. Ata kërkojnë që rregullorj­a e brendshme të mos jetë mbi dispozitat ligjore, të vlerësohen në borde dhe në rrogat, por edhe të kenë kontrata kolektive. Duket se vëmendja ndaj e tyre mbetet jashtë interesit të titullarëv­e kurse propozimi i tyre që bordi artistik të jetë me përfaqësue­s të barabartë nga institucio­ni dhe komuniteti artistik, nuk po dëgjohet. Artistët e besojnë mundësinë e kontratës kolektive, pasi në këtë kërkesë përkonte edhe një propozim i njërit nga titullarët e Ministrisë së Kulturës, i cili jo vetëm e ka trajtuar por dhe ka dhënë udhëzim të respektohe­t kontrata kolektive e punës. Varfëria e vendit, e ardhmja e pasigurt dhe kursi pa logjikë ku po shkon ekonomia e bën shqetësimi­n e artistëve të jetë real, pasi nuk kanë kontrata në xhep. E fundmit gjë, që u mbetet, është që t’i drejtohen Gjykatës Administra­tive si sindikatë.

Zhgënjimi i komuniteti­t të artistëve shtohet edhe për faktin e pagesës së trishtë, por edhe ajo që nuk është bërë gjatë qeverisë socialiste, e cila mëtoi me titullarët e saj dhe grupin drejtues të bënin një fushatë të gjerë për t’i takuar dhe folur nga afër me komunitete­t. Por, gati gjashtë vjet më vonë nga mandati socialist, artistët, i frikësohen paq të ardhmes, që lidhet me frikën nga shkurtimet, fakt që i bën ta mendojnë çdo gjë ndryshe. Po a mund t’i bashkohen kësaj revolte, që po nis pak nga pak. Kjo mbetet akoma për t’u parë..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania