Gazeta Shqiptare

“LEXIMI I MURGUT”

Cikli poetik i mbijetesës

-

shfaq asnjëherë – në formën e vërtetë, - Moisiut ju shfaq në mal – si një shkurre, - që digjej, - por s’konsumohej, - më pas – u shfaq si Krishti, - pa asnjë imunitet – nga rrahja e turpëshme – dhe kryqëzimi i frikshëm, - për të mos u shfaqur kurrë më! - Murgu i fandaksur – s’del dot - nga qela! – Mjekra e tij – veç gurëzohet – dhe gjithçka përfundon – në një kaleiodosk­op stalagmite­sh!

1996 SHPIRTRAT E LUMIT Shpirtra të lumit! – Pse doni – të shkoni – në det? – Shpirtra të lumit, - me supet plot gjethe, - me gjokset plot zogj të vegjël! – Ka mbetur – në kodër – skeleti i një peme – si një timon detar, - i një anijeje, - që s’është më, - pa kapiten, - pa marinarë, pa busull, - pa vela! – Një anije – e së Panjohurës, - që i ka tundur – të parët tanë, - por jo pasardhësi­t!

1996 DELFINËT PËRRALLORË Ai e artikulont­e – fjalën “det”, - si askush, - që brenda saj të lëviznin, dhe të vezullonin delfinët përrallorë!

1996 FUGA E VDEKJES Paul Celan mendon, - për fugën e vdekjes, - njerëzit pinë – qumështin e zi – të dritës së natës, - e pinë në agim, - në mesditë, - në mesnatë, - pastaj mihin një varr – në hapësirat e ajrit, - ku nuk është ngushtë, - për t’u shtrirë. – Diku banon një njeri – në një shtëpi me nepërka, - ai dëfrehet dhe shkruan! – Gjermania është gërsheti i artë i Margaritës – të veshur me mug! – Njeriu që shkruan – del nga shtëpia nën yje, - ndjell qentë e zinj – pastaj na urdhëron! të hapim një hendek – e mbi të të kërcejmë! - Qumështin e Zi – të dritës së natës – njerëzit e pijnë, - e pijnë në agim, - në mesditë, - në mesnatë, - e pijnë – e pijnë – dhe njeriu që shkruan zbavitet – mes nëpërkave – dhe Gjermania – është prej gërsheti të një bukurie – të veshur me mug! – Na urdhëron – të gërmojmë – më thellë hendekun, - ai tund një revolver, - bërtet, - sytë i ka të kaltër! – Qumështin e zi – të dritës së natës – njerëzit e pijnë, - gërsheti i artë i Margaritës – përhapet si hiri i kohës, - një luan na urdhëron, - vdekja është një usta gjerman, - bërtet, - që edhe varri në hapësirë – të hapet, - atje, ku s’është ngushtë! – Ah, qumështin e zi, - të dritës së natës – të tërë e pijnë, - në agim, - në mesditë, - në mesnatë – dhe njeriu me nepërka – e me sytë e kaltër, - i ndjell qentë – ai qëllon me plumb – drejt e në shenjë, - një varr qiellor – u dhuron – njerëzve -, të gremisur në hendek!

1996 AMFORAT Në banketin e Kohës, - gostiten Zotat, - të rrethuar nga amforat! – Zotat pijnë me fund, – miliona sy, - që shohin, - por edhe sytë e të verbërve, - zemrat e sundimtarë­ve – dhe të hijeve, - ditët dhe netët, - i ngrenë amforat – dhe ato janë bosh, – dhe Zotat janë më të fortët e pijanecëve, - ata çojnë tek buzët, – zbrazëtinë, - dhe s’derdhin shkumën, - as piklat, - se Zotat s’pijnë – si vdekëtarët e brishtë!

1996 GJËRA QË KALUAN PA U VËNË RE Claude Roy thotë, - në intimitet, - se ka gjëra të fshehta, - që kanë ngjarë, - njerëzit, - që i panë – dhe i përjetuan, - kanë dyshuar më pas, - dhe gjërat mbetën të fshehta, - përgjithmo­në! – Në 12 prill 1883, - në Katanzaro të Kalabrisë – një çunak arbëresh, - dymbëdhjet­ë vjeç, - i quajtur Benvenuto Vergilio, - ndërsa peshkonte – mbi ujërat e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania