Gazeta Shqiptare

Pse dhe si fitoi zonja AKK, pasardhësj­a e Angela Merkel?

- Nga Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... kryetaren e tyre të re, Annegrete Kramp Karrenbaue­r. Kësisoj, mori fund drejtimi 18- vjeçar i CDUsë nga Kancelarja Merkel, me fjalimin e saj prekës, që u përcoll me ovacione të gjata. Siç dihet, muajt e fundit ato u tronditën deri në kufijtë e mbijetesës politike nga grindjet e brendshme me CSU- në, tatëpjeta e CSU- së "motër", fuqizimi i të Gjelbërve, e sidomos ekstremist­ëve të AfD- së, që kulmuan me rënien drastike të CDU- së/ CSU në zgjedhjet lokale të tetorit në Bavari dhe në Hessen. Në këtë terren të rënduar rrëshqitës, Merkel tërhoqi rikandidim­in e saj si kryetare e CDU- së dhe njoftoi se ky do të jetë mandati i saj i fundit si kancelare deri në vitin 2021. Me këtë akt politik vizionar, ajo i çeli rrugën rinovimit të CDU- së, bashkë me alternativ­at dhe elementët e rinj.

Fushata njëmujore brenda CDU- së për liderin e ri ishte e gjallë, transparen­te dhe pa kurrfarë trysnie politike mbi tre kandidatët për kryetar të CDU- së. Ajo qetësoi ndjeshëm situatën brenda CDU- së, e cila shënoi rritje në sondazhe së bashku me forcimin e mazhit dhe të vetë Kancelares Merkel. E përbashkët­a e madhe pozitive për të tre kandidatur­at ishte mbështetja për Evropën dhe EuroAtlant­izmin, shtimi i rolit ndërkombët­ar shumëpalës­h gjerman dhe kundërshti­mi i ekstrem zmit/ populizmit; gjithashtu, të tre premtuan se do ta ngjisin sërish partinë në kuotën e mëparshme të "artë" 40 për qind, nga 27 që është aktualisht. Debatet e shuma publike, partiake dhe mediatike ndërmjet tyre u karakteriz­uan nga respekti, kultura, toleranca dhe atmosfera konstrukti­ve, një model i vërtetë për partitë e tjera në Evropë; plus që për herë të parë në 80 vitet e fundit gara zhvillohej mes tre kandidatëv­e. Kësisoj, demokracia e brendshme u bë fituesja e parë.

Që të kuptohen më mirë "pse"- të dhe rëndësia e fitores së zonjës Karrenbaue­r, brenda dhe jashtë Gjermanisë, le t'i hedhim një vështrim kalimthi profilit dhe karakteris­tikave kryesore të të tre kandidatur­ave.

38- vjeçari Jens Spahn, ministër federal i Shëndetësi­së është deputeti më i ri i Bundestagu­t, në moshën 22- vjeçare. Njihet si kritizer i Merkelit qysh kur ishte me Organizatë­n Rinore të CDU- së. Ai nuk e ka fshehur synimin që të ishte i pari kancelar gjerman, i deklaruar dhe martuar me homoseksua­l. Në vitin 2008 ai u bë objekt i sulmeve dhe kërcënimev­e për shkak të propozimev­e aspak favorizues­e për pensionist­ët. Po kështu, ka qenë skeptik dhe kundërshta­r i koalicioni­t me SPD- në. Edhe tezat mbi liberalizm­in ekonomik dhe ori- entimin e CDU- së më djathtas nuk i dhanë rezultat, sepse këtë fushë e dominonte Fridrich Merz me përvojën e tij të gjatë. Ndonëse pretendont­e të bëhej kancelar i ri si Sebastien Kurz i Austrisë, i mungonte simpatia publike, duke u cilësuar dhe si "mishërim i padurimit". Për pasojë, Spahn e kishte pothuajse të humbur garën qysh në fillim dhe asnjëherë nuk shkoi më shumë se 10 për qind, madje as në vendlindje­n e tij.

Favoriti 63- vjeçar Friedrich Merz është eksponent i njohur i CDU- së, avokat korporatas­h financiare, orator dhe polemist "par excellence". Europarlam­entar dhe deputet në Bundesag nga viti 1989- 2008. Pati mbështetje­n e hapur të Presidenti­t të Bundestagu­t, Wolgang Schauble, që mesa duket më shumë u prishi punë të dyve. Por, në këtë fushatë, Merz u ballafaqua me disa disavantaz­he. Në vitin 2004, kur ishte kryetar i Grupit Parlamenta­r të CDUsë, ai u "dorëhoq" përballë kundërshta­res së tij, Merkel, në garën për kreun e CDU- së. Në vitin 2008, duke mos u pajtuar me Merkel, ai u largua nga politika aktive. Gjatë 10 viteve të fundit, krahas shumë korporatav­e dhe fondacione­ve financiare, Merz ishte kryetar i bordit të "Blackrock", kompania gjigante imobilare dhe u bë multimilio­ner. Në një intervistë mbi këtë fakt, Merz deklaroi se ai "i përket pjesës së epërme të shtresës së mesme", që nuk "ngjiti" në publik. Problem tjetër për Merz, veç faktit që nuk ka pasur asnjëherë post qeveritar lokal ose federal ishte se për shkak të kaluarës me Merkel, ardhja e tij si "revanshist" në krye të CDU- së mund të ndikonte në largimin e parakohshë­m të saj dhe rënien e koalicioni­t qeveritar, duke provokuar zgjedhjet e parakohshm­e, aspak të dëshiruara për gjermanët. Edhe pse Merz ka pohuar se nuk do ta bënte një gjë të tillë, sërish skepticizm­i publik ishte i ndjeshëm. Një deklarim tjetër negativ ishte ai lidhur me rishikimin e së drejtës gjermane të azilit. Reagimet e shumta negative që krijoi e detyruan Merz të mohonte veten qysh të nesërmen, por dëmi tani ishte bërë. Ndonëse avantazhi i madh krahasues i tij është kompetenca në fushën e liberalizm­it konservato­r ekonomik, kjo nuk ngriti peshë, sepse me gjithë problemet ekzistuese në disa fusha, në nivelin makroekono­mik, gjatë qeverisjes Merkel, Gjermania ka njohur lulëzim dhe begati ekonomike, është përgjysmua­r papunësia, ekonomia ka vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshm­e etj. Së fundi dhe më e rëndësishm­ja, ndryshe nga Merkel, Merz kërkonte spostimin e CDU- së më djathtas. Mirëpo, me gjithë nevojën për ndryshim, kjo e trembte shumicën e CDU- së. Sepse vërejtjet e tyre ndaj Merkel kishin të bënin kryesisht me qëndrimin e saj ndaj krizës së azilit në vitin 2015, kur ajo lëshoi deklaratën problemati­ke "Ne do t'ia dalim"! ( Wir schaffen dass). Ndërsa për ndryshime të tjera, shumica në Gjermani thonë "Nein, danke!" ( jo, faleminder­it).

Fituesja 56- vjeçare Annegrete Kramp Karrenbaue­r, ose zonja AKK, siç i referohen shkurt në media, shkoi në fushatë me shumë avantazhe si në aspektin familjar, edhe politik. E rritur në një familje të madhe, bashkëshor­te dhe nënë e tre fëmijëve, katolike e zellshme, mbrojtëse e familjes tradiciona­le, me këmbë në tokë, ose "njëra nga ne" sikurse mendon shumica e elektorati­t. Me një përvojë qeveritare të pakrahasue­shme me dy konkurrent­ët e tjerë; në periudhën 20002011 mbuloi katër portofole ministrore, të punës, familjes, rendit dhe shëndetësi­së, ndërsa nga viti 2011 deri sivjet ishte kryeminist­re e Landit Saarland. Në zgjedhjet e 2017- ës në atë land CDU fitoi 40 për qind ose numrin më të madh të të votave, falë AKK që është "makinë zgjedhore". Në shkurt të këtij viti, me propozim të Merkel, ajo u zgjodh sekretare e përgjithsh­me e CDU- së, kësisoj njeh më mirë edhe ingranazhe­t e makinerisë së CDU- së si në nivel lokal, edhe federal.

Ajo njihet si mbështetës­e e vijës centriste të Merkel, ndaj i referohen si "Mini- Merkel", "Merkel bis", "Merkel e Saarland" etj.. Megjithatë, kjo nuk rezultoi ndonjë pengesë apo minus për zonjën AKK, falë dhe fleksibili­tetit të saj dhe fushatës pa gabimin më të vogël. Aludimeve si e "përkëdhelu­ra" e Merkel, ajo iu përgjigj qartë se "nuk ka qenë asnjëherë në jetën e saj e përkëdhelu­ra e askujt, madje as e nënës së vet, por dhe se nuk mund të ndahet në mënyrë artificial­e nga liderja emblematik­e e ÇU- së dhe Gjermanisë". Ndërkohë, pa mohuar vijën merkeliste, zonja AKK bëri disa propozime alternativ­e për shmangien e mungesave dhe mangësive dhe rinovimin e CDU- së, sidomos lidhur me ashpërsimi­n e masave ndaj azilantëve të paligjshëm. Në debatet e shumta gjatë muajit nëntor në të tetë rajonet mes mijëra delegatëve, ajo kërkoi t'u jepej fund grindjeve të brendshme, CDU- ja të hapej më shumë ndaj diskutimev­e në parti dhe të udhëheqin së bashku. Ndërkohë, kërkoi të diskutohes­hin tema të reja, me përgjigje të reja dhe jo të mbeteshin në hullitë ku duan populistët dhe ekstremist­ët. Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­ja, ndryshe nga 20 vite më parë, kur ishte "parti burrash", falë kontributi­t të Merkel, sot CDU- ja dhe lidershipi i saj mbizotëroh­et nga vajza dhe gra, si në nivel federal, ashtu edhe lokal. Kjo i shtoi pluset për zonjën AKK, duke krijuar kështu për herë të parë në historinë e asaj partie me Merkel një duo politike të djathtë të spikatur zonjash. Falë këtyre avantazhev­e, zonja AKK kryesoi vazhdimish­t sondazhet, madje me një diferencë mbi 10 për qind ndaj Merz, ndjekësit të saj më të afërt. Kulmin e arriti me fjalën e saj, që ngriti peshë të 1001 delegatët në Hamburg.

Zgjedhja e saj në krye të CDU- së është mirëpritur menjëherë brenda dhe jashtë Gjermanisë. Ajo jep siguri dhe garancitë e duhura për ecurinë e CDU- së si partia më e madhe gjermane që ka udhëhequr proceset historike në qeverisjen e vendit, në skenën ndërkombët­are dhe ribashkimi­n evropian, duke drejtuar vendin për 50 nga 70 vitet e pasluftës. Ripërtërit­ja e forumeve drejtuese do të bëjnë që CDU- ja e Adenauer, Kohl dhe Merkel ta rimarrë veten dhe të vazhdojë të mbetet forca drejtuese e qendrës së djathtë në Gjermani dhe në Evropë. Është një ogur i mirë edhe për zgjedhjet e ardhshme evropiane, sfida më serioze për forcat demokratik­e të moderuara.

Por edhe pas tyre, do të jenë zgjedhjet lokale në tri lande me plot të panjohura, në një kohë kur dhe SPD- ja në tatëpjetën e saj të pandalshme pas këtyre ngjarjeve madhore ka gjasa të dalë nga koalicioni, duke çuar në fundin e mandatit Merkel dhe në zgjedhje të reja të parakohshm­e. Gjithsesi, edhe në skenarin më të zymtë, CDU- ja gjermane me zonjën AKK në krye nuk do të "vuajë" më për kandidaten e re për kancelare.

Rrjedhojë tjetër pozitive është se koalicioni qeveritar me Merkel në krye mund të vijojë të punojë, ndonëse mes turbullira­sh politike, ndoshta deri në fund të mandatit në vitin 2021, të paktën i çliruar nga debatet shterpë dhe grindjet e brendshme që kanë çuar ujë në mullirin e populistëv­e. Kjo është tejet e rëndësishm­e, sidomos në aspektin ndërkombët­ar, ku Gjermania dhe Merkel do të vijojë të luajë rolin e saj me një mbështetje dhe më efikase të lidershipi­t të CDU- së.

Zgjedhja e zonjës AKK është pritur mirë sidomos Francë, kjo ngaqë veç të tjerash, ajo është frëngjisht­folëse dhe ka qenë për vite në drejtim të forumit frankogjer­man. Vijueshmër­ia e koalicioni­t të kryesuar nga Merkel është shumë e dëshiruar dhe për rajonin/ vendin tonë, sidomos tani kur përballemi me sfida të mëdha. Ndihma prej 164 milionë euro që qeveria gjermane na akordoi disa ditë më parë është shembulli më i freskët, por jo i fundit i kontributi­t gjerman.

Po aq e rëndësishm­e, dueti i ri politik Merkel- AKK shton besimin dhe mundësitë që Procesi i Berlinit, që vetë Merkel inicioi katër vite më parë të vijojë dhe konkretizo­het në mbështetje të paqes, stabilitet­it, demokracis­ë dhe anëtarësim­it në BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania