Gazeta Shqiptare

Pas protestës së studentëve, ky vend ka prapë shpresë

- Nga Blendi Fevziu

( vijon nga faqja 1)

... vërtet. E rikthyen ata që shumë veta nuk i konsideron­in prej kohësh. 18- 20 vjeçarët. Ata që kanë befasuar me oratorinë, me sjelljen e kujdesshme, me respektin ndaj vetes dhe ndaj të gjithëve në këto 5 ditë.

Ky vend ka shpresë! E ka treguar besimi dhe këmbëngulj­a e atyre që nuk largohen nga sheshi i tyre, atje, përballë Ministrisë së Arsimit. Duke kërkuar një të drejtë që besojnë se u takon. Ose duke denoncuar një padrejtësi që janë të sigurt që ua kanë bërë.

Ky vend ka shpresë. E tregon fantazia mahnitëse e pankartave që mbajnë në dorë, e parullave që brohorasin dhe e memeve që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Ky vend ka shpresë! Sepse solidarite­ti nuk paska vdekur ende. Është tek ajo gruaja që u fut në mes të studentëve për t'ju çuar ushqimin që kishte në çantën e saj, te qytetarët që kanë dalë dhe rrinë në trotuaret anash, te qytetarët në kafene që ngrihen në këmbë ndërsa vargani i studentëve ecën përpara tyre drejt vendit të takimit dhe mbi të gjitha, te qindra- mijëra veta, që pavarësish­t bindjeve politike, po postojnë çdo ditë në rrjetet sociale imazhet dhe videot e protestës.

Ky vend ka shpresë! Sepse për herë të parë një protestë është thjesht dhe vetëm e studentëve. Pa ndërhyrje politike, pa manipulime, pa frymëzime që synojnë tjetër gjë. Është një protestë e studentëve, e tyre dhe vetëm kaq.

Ky vend ka shpresë! Ka shpresë pa hyrë fare në debatin nëse studentët kanë apo jo të drejtë, nëse disa gjëra qëndrojnë e disa jo, nëse janë ngelës apo nxënës ekselentë. Ky vend ka shpresë, sepse tregoi që nuk ka harruar të protestojë. Nuk ka harruar të ngrihet kur beson se i bëjnë një padrejtësi. Se nuk mund të nëpërkëmbe­t dhe se ka dinjitet. Protesta është dinjitet. Heshtja dhe kokulja është nënshtrim, skllavëri. Këto 5 ditë treguan edhe një herë se vlerat demokratik­e të këtij vendi nuk kanë vdekur ende. Janë aty. Edhe pse duheshin studentët për t'i ngjallur sërish.

Ndaj duhet t'u themi sot atyre faleminder­it! Faleminder­it që nuk u bëtë si ne, që nuk ulët kokën, që nuk u bindët kur nuk jeni të bindur për atë që po ju ofrojnë, që rezistuat e rezistoni në shesh, duke i bindur të gjithë që nuk ka fund pa një zgjidhje.

Faleminder­it që jeni dhe ndiheni të lirë! Sepse siç thoshte Albert Kamy: "Liria nuk është asgjë më shumë se sa shansi për një jetë më të mirë"!

Faleminder­it që i kthyet këtij vendi shpresën që po i mungonte!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania