Gazeta Shqiptare

Pedagogu rrëmben megafonin, studentët e largojnë me forcë

Jani Marka: U godita me grushte, janë dhunuar dhe aktivistët

-

Është

shoqëruar me ten sione dhe përplasje protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit gjatë ditës së diel. Teksa pedagogu Jani Marka ka tentuar të marrë fjalën, studentët i kanë marrë megafonin dhe e kanë larguar me forcë pasi sipas tyre është pjesë e ' Lëvizjes për Universite­tin' të cilën ata e konsideroj­në si lëvizje politike. "Po tentojnë të na përçajnë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona, Kaq duam. Pedagogu është përfaqësue­s i lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë"- thanë studentët. Gjatë një prononcimi për "BalkanWeb", pedagogu Jani Marka tha se ai është goditur me grushte nga një grup që sipas tij është i dhunshëm. "U godita me grushte. U ushtrua dhunë ndaj nesh. Janë dhunuar edhe aktivistet tona. Unë doja të flisja kundër dhunës dhe në atë moment… Imagjino mund të ushtrojnë studentët dhunë? Ne pedagogë dhe studentë jemi bashkë. Kam vite që protestoj për të drejtat e studenteve dhe universite­tin. Do shikoni kush janë njerëzit dhe ata që marrin zjarr këtu. Më larguan sepse janë të dhunshëm. PD të tërheqë eksponentë­t e dhunshëm nga protesta. Jam me studentët, nuk kam lidhje me politikën. Një grup i dhunshëm ka zaptuar protestën. Kauza e pedagogëve e për- bashkët me studentët. Bëj thirrje që të mos ketë dhunë. Na akuzojnë për përçarje, por do ta merrni vesh ku janë. Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë"- tha pedagogu pasi e larguan me force. Vetë studentët e kanë mbështetur deklaratën e mësipërme të pedagogut Jani Marka dhe theksojnë se ai është dhunuar nga persona të cilët janë anëtarë të Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Protesta e studentëve
Protesta e studentëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania