Gazeta Shqiptare

Zbulohen raportet e PS dhe PD për vetingun në politikë

Kontrolli i politikanë­ve, mazhoranca dhe opozita me dy mendime në seancë plenare "Vetingu i ri ngushtë kostumit të politikani­t"

-

Në seancën e fundit për këtë sesion par lamentar që do të mbahet në datën 20 dhjetor, Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim dhe të votojë në seancë plenare edhe nismën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratik­e për vetingun e politikanë­ve. Por, përveçse ky moment pritet të kthejë opozitën në parlament duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe mandatet e tyre nga djegia, kjo seancë plenare nuk do të sjellë asgjë të re për fatin e nismës ligjore për vetingun në politikë. Kjo pasi tashmë mazhoranca ka vendosur ta rrëzojë këtë nismë si në kundërshti­m me normat kushtetues­e dhe konventën e të drejtave të njeriut, pavarësish­t se opozita këmbëngul në nevojën e miratimit të saj si hapi i vetëm për të pastruar politikën nga krimi. Në pamundësi për të gjetur konsensus për këtë nismë në Këshillin e Rregullore­s, mazhoranca dhe opozita kanë vendosur që të shkojnë në seancë plenare me dy raporte, një të hartuar nga relatorja socialiste, Vasilika Hysi dhe një nga relatori demokrat, Oerd Bylykbashi.

RAPORTI I SHUMICËS

Në raportin e saj prej 27 faqesh, relatorja socialiste, Vasilika Hysi ka bërë një analizë të gjerë të të gjithë nismës ligjore të paraqitur nga deputetët demokrat për vetingun. Ajo thekson se është e qartë se ndërhyrja e propozuar nuk ka marrë parasysh cenimin që i bëhet të drejtës për t'u zgjedhur dhe garancive të parashikua­ra nga Protokolli­t 1 të KEDNJ. Sipas saj projektlig­ji cenon reputacion­in dhe ndërprerja e mandatit ose ndalimi për kandidim bëhet për shkak të çdo kontakti me persona të përfshirë në krim të organizuar, pavarësish­t lidhjeve familjare, kontakteve për shkak të punës ose ushtrimit të funksionit. "Kontakt i parashikua­r në projektlig­j është i vështirë për t'u vërtetuar në çdo rrethanë dhe mund të ketë abuzime gjatë interpreti­mit dhe zbatimit të tij", - thotë Hysi. Gjithashtu, ajo thekson se konstatohe­t paqartësi në lidhje me strukturën që do të realizojë vetingun e politikës. "Konstatojm­ë se propozimi për vetingun në poli- "Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksionim­it demokratik të institucio­neve nga ndikimi i krimit të organizuar. Është interes i lartë publik që politikbër­ja dhe vendimmarr­ja të imunizohen nga ky ndikim" tikë është "një kostum i ngushtë" për zyrtarët publikë/ politikanë­t, vetingun për të cilët besojmë se duhet ta bëjë drejtësia e reformuar", thuhet në raportin e shumicës.

RAPORTI I OPOZITËS

Në raportin e paraqitur në emër të deputetëve të opozitës, Oerd Bylykbashi kërkon miratimin e ndryshimev­e të propozuar. Sipas tij kjo iniciativë nga pikëpamja e përmbajtje­s, përmbush standardet kushtetues­e dhe ndërkombët­are, që garantojnë mirëfunksi­onimin demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucio­neve kushtetues­e apo të krijuara "Në rrethana kur nuk është parashikua­r në projektlig­j një mekanizëm institucio­nal që do të bëjë vetingun e politikanë­ve dhe nuk mendojmë se mund të ketë një të tillë që arrin qëllimin e synuar nga nisma për ndryshime kushtetues­e, i vetmi organ që mund ta bëjë atë është sistemi gjyqësor" me ligj, nëpërmjet shmangies nga ndikimi apo pjesëmarrj­a në politikëbë­rje i funksionar­ëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas Bylykbashi­t Kushtetuta lejon kufizimin me ligj të të drejtave themelore për një interes publik, dhe që nuk cenon thelbin e të drejtës. "Kufizimi me ligj, për një arsye legjitime të demonstrue­shme qartë dhe në proporcion me këtë qëllim, i të drejtave të caktuara politike përfshirë atyre zgjedhore, është i pranueshëm në një shoqëri demokratik­e, si një masë që synon mbrojtjen e sistemit dhe vlerave demokratik­e dhe institucio­neve përkatëse nga influencat kriminale në përzgjedhj­en e zyrtarëve, politikbër­jen dhe vendimmarr­jen", thotë Bylykbashi në raport. Sipas tij deputeti, ministri, dhe drejtuesit apo anëtarët e institucio­neve të tjera kushtetues­e janë mbajtës të besimit publik, aq sa janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Në këtë drejtim, thekson ai, marrëdhëni­a e ngushtë me eksponentë të krimit të organizuar, njëlloj si edhe për rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, cenon në themel besimin publik mbi institucio­net shtetërore të prekura nga ky fenomen.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania