Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në ligj, LSI: Shqipëria në prag të ' juntës ushtarake'

-

Pavarësish­t

se ushtria është e ndarë nga policia, ush tarakët mund të bëhen pjesë e forcave të rendit. Ministria e Brendshme ka hartuar disa ndryshime ligjore në ligjin "Për Policinë e Shtetit" ku ndër të tjera parashikon që "për nevoja të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit, ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe këto pranime do të bëhen me marrëveshj­e mes dy ministrave atij të Mbrojtjes dhe të Brendshëm". Një parashikim ky që sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim krijon mundësinë që në të ardhmen Shqipëria të drejtohet nga një Juntë Ushtarake. Denoncimi është bërë nga kryetari i Komisionit të Sigurisë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Flamur Çela, i cili e quan këtë propozim të ministrit Lleshi si të pabesueshë­m për një vend demokrat si Shqipëria. "Mund të duket e pabesueshm­e, por projektlig­ji famëkeq për ndryshime në ligjin e Policisë? së Shtetit, i propozuar nga ministri Lleshi duket si ëndërr e keqe që mund të bëhet realitet në kushtet e një mazhorance homogjene dhe një kryeminist­ri arrogant. Vendosja e nenit 40/ 1 për zëvendësim­in e trupës së lartë policore me kuadro ushtrie është sa skandaloze aq edhe e frikshme për demokracin­ë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Ky akt i papreceden­t tregon regresin në të cilin Shqipëria po rrëshqet pasi përfshirja e elementeve me begraund ushtarak bie në kundërshti­m me themelin e ligjit për Policinë e Shtetit dhe mënyrën e funksionim­it të saj në terren në raporte me komuniteti­n",- shprehej dje Çela teksa publikoi edhe pjesë të këtij projektlig­ji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania