Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji, vërtetësin­ë e lajmit të portaleve do e përcaktojë AMA

Pretendime­t e qytetarëve për publikimet do shqyrtohen nga Këshilli i Ankesave Nuk do lejohet më kopjimi i lajmeve nga të tjerët

-

Mediat online apo të njohura ndryshe si webe do t'i nënshtrohe­n një regjimi të rreptë kontrolli për të mospubliku­ar më lajme të pavërteta apo të kopjuara nga webet e tjera. Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e parë të projektlig­jit me anë të të cilit kërkon të përcaktojë rregullat mbi të cilat duhet të funksionoj­ë media e re online, që ashtu si në gjithë botën, edhe në Shqipëri ka marrë një përhapje të madhe. Në fakt, rregullimi i këtij zhvillimi nuk do të bëhet me një ligj të veçantë, por nëpërmjet ndërhyrjev­e në dy ligje ekzistuese dhe më konkretish­t në ligjin "Për mediat audioviziv­e" dhe në ligjin tjetër "Për komunikime­t elektronik­e". Sa i përket ndryshimev­e në ligjin e parë ai tashmë me përfshirje­n edhe të fushës së mediave që funksionoj­në nëpërmjet internetit do të ndryshojë edhe titullin dhe do të bëhet "Për mediat audioviziv­e dhe elektronik­e", ndërsa përjashtoh­et nga fusha e zbatimit të tij vetëm media e shkruar. Kështu, drafti i paraqitur parashikon krijimin së pari, të një regjistri të ofruesve të publikimev­e elektronik­e, ku janë të detyruar të regjistroh­en të gjitha domenet e webeve me ". al" dhe ato të regjistrua­ra jashtë vendit, si dhe ofruesit e shërbimit të publikimev­e elektronik­e ( OSHPE). Sipas kësaj nisme ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik, pra ai që zotëron një web duhet të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive, të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimev­e që mund të nxisin vepra penale. Gjithashtu, një web duhet të respektojë të drejtat e autorit, pra të mos kopjojë lajme nga webet e tjera, si dhe ofrojë një dritare ku mund të bëhet ankesë për lajmin e publikuar. Sipas projektlig­jit webi është i detyruar të shqyrtojë brenda 24 orëve çdo ankesë të arsyetuar të paraqitur me shkrim nga çdo person për programet e publikuara prej tij. Nëse webi refuzon ankesën, ose nuk kthen përgjigje brenda 24 orësh nga marrja e saj, personi ka të drejtë të ankohet pranë Këshillit të Ankesave, i cili brenda 72 orësh nga depozitimi i ankesës, vendos mbi ankesën përkatëse. Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet që përcakton ky projektlig­j. Në çdo rast Këshilli i Ankesave njofton me shkrim personin që ka paraqitur ankesën dhe OSHPE- në përkatëse mbi konkluzion­et dhe masat. OSHPE- ja, pra portali publikon konkluzion­in e Këshillit të Ankesave, kur ky konkluzion është në favor të personit që ka kryer ankesën, brenda 24 orësh nga marrja e njoftimit, në një mënyrë të njëjtë me atë të realizimit të publikimit, kundrejt të cilit është bërë ankesa. Këshilli i Ankesave, nëse portali nuk reagon për të përgenjësh­truar lajmin, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet nga gjobat administra­tive, Portali publikon konkluzion­in e Këshillit të Ankesave, kur ky konkluzion është në favor të personit që ka kryer ankesën, brenda 24 orësh nga marrja e njoftimit, në një mënyrë të njëjtë me atë të realizimit të publikimit, kundrejt të cilit është bërë ankesa. bllokimi i internetit dhe mbyllja e webit. Por ky proces i shqyrtimi të ankesave dhe marrjes së masave ndaj portaleve shmang vendimin gjyqësor, duke i dhënë AMA- s rolin e një institucio­ni thuajse gjyqësor.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania