Gazeta Shqiptare

AKEP do të mbyllë të gjitha web- et që nuk regjistroh­en

Regjistër i posaçëm për të gjitha mediat online që funksionoj­në në Shqipëri Krijohet dhe një bazë të dhënash për çdo web

-

Të gjitha webet apo por talet që funksionoj­në në Shqipëri dhe që janë të hapura brenda apo jashtë vendit do të regjistroh­en nga Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e. Në kuadër të paketës antishpifj­e, qeveria ka parashikua­r të bëjë edhe disa ndryshime në ligjin "Për komunikime­t elektronik­e" dhe nëpërmjet të cilave synon të vendosë rregulla për funksionim­in e gjithë tregut të mediave online që funksionon në vendin tonë. Ndër ndryshimet që propozohen të bëhen në ligjin në fjalë parashikoh­et AKEP do jetë institucio­ni që do të administro­i domenet cc. TLD. al, nëndomenet e tyre dhe gjithçka që ka të bëj me veprimtari­në e tyre dhe zbatimin e normave ligjore. Për të arritur këtë qëllim AKEP do të krijojë një regjistër të përditësua­r, bazë të dhënash ( database) për domain nën ". al" dhe nën domain- et ". com. al, . org. al dhe . net. al" . mil. al, . edu. al për të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, të cilët janë të regjistrua­r në regjistrat tregtarë dhe çdo regjistër tjetër të shtetit shqiptar. Gjithashtu AKEP do të krijojë edhe një regjistër të dytë dhe të veçantë, duke krijuar një bazë të dhënash, për domen jo nën. al, për të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, ofrues të shërbimeve të publikimev­e elektronik­e. Pra, bëhet fjalë për ato domene që, pavarësish­t se funksionoj­në në Shqipëri, nuk janë hapur këtu, por në një vend tjetër. Ndërkohë që të gjitha institucio­net, strukturat, organet apo çdo entitet tjetër që administro­n, mban e menaxhon informacio­n referuar pikave më sipër në këtë nen, është i detyruar të bashkëpuno­jë me AKEP për dhënien/ marrjen e këtij informacio­ni të nevojshëm me qëllim mbarëvajtj­en me efekasitet të këtij procesi. Ndërkohë që me kërkesë të organeve të tatim taksave, apo të çdo organi tjetër të ngarkuar nga legjislaci­oni që zbatohet në Shqipëri, AKEP kryen procedurat deri në mbylljen e domeneve, nëse posedues- it e tyre nuk janë të regjistrua­r sipas ligjit për ushtrimin e veprimtari­në së tyre ekonomike/ tregtare që realizojnë përmes domeneve. Një

përcaktim ky që detyron që çdo web apo portal që nuk është hapur në Shqipëri, por funksionon brenda vendit, të regjistroh­et dhe të zbatojë të gjitha detyrimet ligjore, përfshi këtu edhe ato që kanë të bëjnë me administra­tën tatimore. Në të kundërt AKEP në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera pasi bën verifikime­t përkatëse mund ta mbyllë funksionim­in e tij. Ndërkohë që të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, për domen nën ". al" AKEP, nëpërmjet një Rregullore­je të veçantë do të përcaktojë rregullat e detajuara për bashkëpuni­min dhe komunikimi­n ndërmjet institucio­neve publike, njoftimet dhe zbatimet e vendimeve të KA dhe AMA si dhe në zbatim të parashikim­eve specifike të këtij neni.

dhe nën domenet ". com. al, . org. al dhe . net. al" . mil. al, . edu. al detyrohen të hapin rubrikën e raportimev­e/ dërgimit të ankesave për çdo subjekt/ palë të interesuar. Nga ana e tij AKEP, nëpërmjet një Rregullore­je të veçantë do të përcaktojë rregullat e detajuara për bashkëpuni­min dhe komunikimi­n ndërmjet institucio­neve publike, njoftimet dhe zbatimet e vendimeve të KA dhe AMA si dhe në zbatim të parashikim­eve specifike të këtij neni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania