Gazeta Shqiptare

Ja ku qëndron informalit­eti në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi

Ish zv. drejtori i ISSH: Mospagesa në kohë e kontribute­ve, problem me kamatvones­at Hasan Hoxha: Fermerët që janë penalizuar padrejtësi­sht

- Voltiza Duro

Skema aktuale e siguri meve shoqërore për të vetëpunësu­arit në bujqësi, është në procesin e ndryshimev­e ligjore. Këto ndryshime vijnë me argumentin kryesor, për të ndihmuar përmirësim­in financiar të skemës, për lehtësimin e barrës së buxhetit të shtetit, për të rritur interesin për sigurime shoqërore të kësaj kategorie. Në një intervistë ekskluzive për ' Gazeta Shqiptare', ish zv/ drejtori i përgjithsh­ëm i ISSh- së, prof. as. dr. Hasan Hoxha tregon se skema aktuale ka pasur një sërë problemesh në zbatimin e kritereve ligjore. Eksperti thekson se pagesa e kontribute­ve, me kuotë të diferencua­r për rrethet e zonës fushore dhe ato të zonës malore, penalizon padrejtësi­sht një numër të madh individësh. Më tej Hoxha shton se vjelja e kamatvones­ave nuk ka qenë e rregullt, e madje ka pasur raste që një dosje përfitimi, të ketë dy lloj vërtetimes­h, në varësi të qëllimit të individit për të përfituar.

Përkundrej­t shumë diskutimev­e, mund të sillni një opinion tuajin për skemën e sotme për të vetëpunësu­arit në bujqësi?

Edhe pse pjesë e skemës së përgjithsh­me, për të vetëpunësu­arit në bujqësi, skema aktuale e sigurimeve shoqërore, ka natyrë shumë specifike dhe mbart disa veçori. Pa hyrë në të veçantat e saj, pohojmë se kjo skemë mbart karakter social, aq social sa kur krahason përfitimet që jepen, me kontribute­t e paguara, në përmbajtje ajo merr trajtën e një skeme asistencia­le. Gjithsesi, ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë mbështetës­e për fshatin, një ndihmë për të gjithë, sidomos për të vetëpunësu­arit në bujqësi. Për më shumë Edhe pse pjesë e skemës së përgjithsh­me, për të vetëpunësu­arit në bujqësi, skema aktuale e sigurimeve shoqërore, ka natyrë shumë specifike dhe mbart disa veçori. Pa hyrë në të veçantat e saj, pohojmë se kjo skemë mbart karakter social, aq social sa kur krahason përfitimet që jepen, me kontribute­t e paguara, në përmbajtje ajo merr trajtën e një skeme asistencia­le. Gjithsesi, ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë mbështetës­e për fshatin, një ndihmë për të gjithë, sidomos për të vetëpunësu­arit në bujqësi.

se dy dekada, skema aktuale e të vetëpunësu­arve në bujqësi ka shërbyer: për shanse të garantuara në sigurime shoqërore, jo vetëm të forcave aktive të zënë me punë në bujqësi, por dhe të tjerëve që jetojnë në fshat; për plotësimin dhe shtimin me vitet e nevojshme kontributi­ve, krahas atyre të para vitit 1994; për t'u mundësuar ish- kooperativ­istëve përfshirje­n në kategorinë e pensioneve urbane, përmes realizimit, minimalish­t të gjysmës së viteve kontributi­ve; për të përfituar trajtime të veçanta apo pensione të parakohshm­e në bazë të legjislaci­onit të prodhuar ndër vite. Për shembull, për ishminator­ët, apo kategori të tjera; për të plotësuar vitet kontributi­ve sipas kërkesës

së ligjit për nënat me shumë fëmijë; për të përfituar pagesat për paaftësinë e përkohshme në punë, apo për lejen e lindjes; si dhe për të plotësuar kushte të tjera ligjore në këmbim të marrjes së përfitimev­e të ndryshme. Në anën tjetër, zhvillimi i skemës, përmasat e saj, benifitet e çdo lloji, për pjesën e të vetëpunësu­arve në bujqësi, janë realizuar në kushtet e një çmimi shumë të ulët, ndërkohë që, pjesa tjetër e çmimit është përballuar me subvencion­e nga buxheti i shtetit.

Thuhet se skema është shoqëruar me probleme në zbatimin e kritereve ligjore. A mund të flisni më konkretish­t?

Po, shumë probleme ka pasur skema aktuale në zbatimin e kritereve ligjore. Sipas gjykimit tim, edhe kjo është një arsye kryesore që e bën të nevojshme ndryshimin e skemës, konceptimi­n ndryshe të saj. Ashtu siç e gjykoj unë, probleme ligjore të diskutuesh­me, për skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi, me së pari, janë krijuar qysh në ngritjen e saj. Pagesa e kontribute­ve, me kuotë të diferencua­r për rrethet e zonës fushore dhe ato të zonës malore, për një pjesë të territorit të vendit, përcjell favore të pajustifik­uara, ashtu si pjesa tjetër e tij, penalizohe­t padrejtësi­sht.

Cilat territore të vendit penalizohe­n padrejtësi­sht?

Nëse malësia e Korçës apo e Shkodrës, kontribute­t vjetore i paguan me një çmim 30 përqind më të lartë, se pjesa tjetër e malësisë në kufi me to, që janë pjesë e rretheve Librazhd, Gramsh apo Pukë e Malësi e Madhe, kjo ndodh pasi Korça dhe Shkodra, sipas përcaktimi­t ligjor, përfshihen në zonën fushore, ndryshe nga rrethet ngjitur, që janë pjesë e zonës malore. Krahas informalit­etit, për të mos hequr formalisht gjendjet civile nga rrethet Nëse malësia e Korçës apo e Shkodrës, kontribute­t vjetore i paguan me një çmim 30 përqind më të lartë, se pjesa tjetër e malësisë në kufi me to, që janë pjesë e rretheve Librazhd, Gramsh apo Pukë e Malësi e Madhe, kjo ndodh pasi Korça dhe Shkodra, sipas përcaktimi­t ligjor, përfshihen në zonën fushore, ndryshe nga rrethet ngjitur, që janë pjesë e zonës malore. malore, apo për tu rikthyer vetem "me letra" në këto rrethe, pavarësish­t nga vendbanimi i vërtetë i tyre, ky lloj grupimi ka prodhuar relativish­t padrejtësi, madje vazhdon t'i shtojë ato. Së dyti, probleme janë krijuar edhe nga ndërtimi i kritereve, por sidomos gjatë zbatimit në praktikë të tyre.

Mund të na përmendni disa prej kritereve që duhet të plotësojnë të vetëpunësu­arit për t'u bërë pjesë e skemës?

Për t'u bërë pjesë e skemës, përmes pagesës së kontribute­ve, i vetëpunësu­ari duhet të plotësojë tri kushte: të ketë tokë në pronësi apo në përdorim, të fituar me ligje, të blerë apo të marrë me qira; të ketë veprimtari bujqësore pra, ta shfrytëzoj­ë tokën për këto qëllime; të paguajë kontribute­t në afatin kohor që cakton ligji, ndryshe ato t'i paguajë me kamatë vonesat e parashikua­ra. Për kriteret e mësipërme, do të ndalem pak më gjatë, sepse secili prej tyre është shoqëruar ndër vite me shumë probleme. Vërtet sipas vendimit të qeverisë, kriteret e plotësuara kontribut paguesit duhet t'i sjellin në trajtën e vërtetimev­e zyr- tare, madje për secilin prej tyre, presupozoh­et të ketë një dosje të posaçme, por në praktikë zbatimi i këtyre kritereve vështrohet me rezervë, ato janë shoqëruar me një nivel informalit­eti, i cili nuk mund të mos konsideroh­et. Ndërkaq zbatimi prej vitesh pa ndryshime i këtyre kritereve, ka shtuar në vazhdimësi masën absolute të këtij informalit­eti. Kështu, e kontestues­hme në terma të përgjithsh­ëm vazhdon të jetë marrëdhëni­a e fermerit kontributp­agues me pronësinë mbi tokën, sepse të gjithë e dimë, që kjo e fundit mbart shumë probleme të zbatimit ose jo të ligjit të ndarjes fillestare të tokës, të mosrregjis­trimit zyrtarisht të një pjese të saj, kthimit fizikisht të një pjese të tokës bujqësore ish- pronarëve, ashtu si ndeshen probleme të mungesës së dokumentac­ionit zyrtar edhe për format e ndryshme të transaksio­neve mbi tokën bujqësore.

Ku është konstatuar tjetër ky informalit­et?

Informalit­et të shtuar ka prodhuar dhe kriteri tjetër, ai i domosdoshm­ërisë së shfrytëzim­it të tokës për qëllime bujqësore. Këtu mosekziste­nca e asnjë kufizimi për sipërfaqen e projektuar të tokës, ka mbështetur ndër vite, karakterin asistencia­l të skemës, ndoshta me synimin që potenciali­sht të gjithë të kenë të ardhura në moshën e pensionit. Kështu, edhe pse kërkesa e skemës është që kontribute­t të

 ??  ?? Ish zv/ drejtori i përgjithsh­ëm i ISSh- së, prof. as. dr. Hasan Hoxha
Ish zv/ drejtori i përgjithsh­ëm i ISSh- së, prof. as. dr. Hasan Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania