Gazeta Shqiptare

Eksperti: Ndryshimet në skemën e sigurimit të fermerëve

"Nuk është përmbushur misioni i skemës së të vetëpunësu­arve në bujqësi" "Kritere të forta për pronësinë reale të tokës"

- Voltiza Duro

paguhen atëherë kur punohet toka, një pjesë jo e vogël e fondit kontributi­v, është paguar pa e shfrytëzua­r tokën për qëllime bujqësore, siç janë disa nga familjet e emigrantëv­e, toka e të cilëve ka vite që ndihet e braktisur; ashtu siç është pjesa dërrmuese e të migruarve brenda vendit, sidomos të atyre përreth disa qyteteve kryesore, në të cilat sipërfaqja e tokës është vetëm 500 m apo më pak se kaq, çka tregon se edhe ky kriter i vendosur për të shfrytëzua­r tokën e, pastaj për t'u njohur si kontributp­agues, në shumë raste është kthyer në një fushë formale, të kapërcyer me vërtetime jo të rregullta nga një pjesë e njësive të qeverisjes vendore.

Çfarë ndodh nëse kontribute­t nga kjo kategori nuk paguhen në kohë?

Ndodh që në një dosje përfitimi, të ketë dy lloj vërtetimes­h, në varësi të qëllimit: vërtetim që ushtron veprimtari bujqësore kur i është dashur të jetë kontributp­agues por, dhe vërtetimin e kundërt pra, që nuk shfrytëzoh­et toka bujqësore, për t'i hapur kështu rrugën pagesës së pensionit për nënat me shumë fëmijë, pensionit familjar, pensionit të parakohshë­m për shumë ishushtara­kë, si dhe për të hequr gjendjen debitore të disa dhjetëra ish- ushtarakëv­e të tjerë.

Mospagesa në kohën e duhur të kontribute­ve, si- pas përcaktime­ve ligjore, është shoqëruar me kushtin tjetër ligjor, atë të pagesës së kamat vonesave. Mirëpo, sipas vëzhgimeve të bëra, vjelja e kamatvones­ave nuk ka qenë e rregullt, ndërsa shuma e tyre përfaqëson një masë të vogël, kundrejt asaj që kërkohej me ligj. Mjafton të themi se nëse një i vetëpunësu­ar do të blinte jashtë afatit ligjor njëherazi 10 apo 20 vite kontributi­ve, shuma e kamatvones­ave do të ishte sa rreth 50 përqind e shumës së principial­it. Nëse do të shihen kështu të gjithë kontribute­t e paguara, jo në kohën e duhur, shuma e kamatvones­ave do të ishte e konsiderue­shme. Veçse, kur kjo kërkesë krahasohet me evidencat sipas disa drejtorive rajonale apo agjencive, dallohen qartë deficitet e krijuara në këtë fushë. Aq më tepër, falja nga qeveria, herë pas here e kamatvones­ave pastaj, rivendosja e tyre, kanë ulur seriozitet­etin e fushës, kanë shtuar nivelin e informalit­etit, sidomos nga disa inspektorë të bujkut. Në anën tjetër, për zbatimin e kritereve ligjore në vjeljen e kamatvones­ave, nuk ka pasur ndjekje të programuar, nuk ka analiza periodike të plota, as penalitete të aplikuara. Ndërkaq, kanë munguar edhe kontrollet, asnjëherë pagesa e kamatvones­ave nuk është audituar, me programe të plota, ndërsa mospagesa e tyre nuk është bërë asnjëherë pengesë për degën e pensioneve, për ti caktuar përfitimet pa asnjë lloj kufizimi.

Numri i personave që sigurohen në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi është më pak se 70 mijë vetë, pra sa 1/ 6 e atyre që publikon INSTAt- i. Eksperti i sigurimeve shoqërore, Hasan Hoxha tregon për ' Gazeta Shqiptare' se skema, sidomos pas vitit 2015, nuk është në funksion të përmbushje­s së misionit që ka për shtimin sasior të numrit të kontributp­aguesve. Ai më tej shton se kontribut paguesit që përfshihen në skemë, nuk sigurohen aq për të shtuar vitet e tyre kontributi­ve në funksion të pensionit të pleqërisë dhe se skema e të vetëpunësu­arve në bujqësi, është e kushtueshm­e. Hoxha thekson se duhen bërë ndryshime me kritere të plota e të qarta, që sjellin pronësinë reale të tokës; apo për kushte rigoroze për kohën dhe mënyrën e pagesës së kontribute­ve.

Veç anës legjislati­ve dhe zbatimit të kritereve, a ka të tjera probleme, skema aktuale e të vetëpunësu­arve në bujqësi?

Po, problemet e mësipërme nuk janë të vetmet. Aktualisht, skema ka dhe probleme të përmbajtje­s apo dhe të funksionim­it të brendshëm të saj. Nëse reforma e vitit 2014 e kryer në fushën e pensioneve, sipas logjikës ekonomike dhe sociale, shkon në favor të vlerësimit më të mirë të kontribute­ve, të plotësimit më shumë të interesave të qytetarëve, shkon në përmbushje­n më mirë të misionit të skemës publike aktuale të pensioneve, njëherazi, edhe të misionit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore; duhet pohuar se këto kërkesa nuk kanë gjetur shprehjen e tyre në pjesën e skemës të të vetëpunësu­arve në bujqësi. Sidomos vitet e fundit, treguesit kryesorë të kësaj pjese të skemës, janë zhvilluar në të kundërtën e asaj që pohuam më sipër.

Sa është numri i personave të siguruar dhe sa e përmbush misionin e saj kjo skemë?

Skema tani, sidomos pas vitit 2015, nuk është aq në funksion të përmbushje­s së misionit që ka, në kuadrin e misionit të përgjithsh­ëm të ISSh- së, për shtimin sasior të numrit të kontributp­aguesve. Aktualisht, numri i atyre që sigurohen në skemë, është më pak se 70 mijë vetë, është sa 1/ 6 e atyre që INSTAT- i llogarit në marrëdhëni­e pune në bujqësi. Aq më tepër, pas vitit 2015, numri i kontributp­aguesve, në tërësi dhe sipas disa grupmoshav­e, ka ardhur në rënie. Struktura e kontributp­aguesve në bujqësi ka pësuar ndryshime të theksuara, aq sa mund të themi se ajo është e deformuar, sa i përket qëllimit kryesor të qenies së saj. Kontributp­aguesit që përfshihen në skemë, siç tregojnë të dhënat, nuk sigurohen aq për të shtuar vitet e tyre kontributi­ve në funksion të pensionit të pleqërisë. Për të synuar shtimin e viteve më shumë se 35, për kategorinë që ato i ka plotësuar para reformimit të skemës, apo për të shtuar vitet më shumë se 15, për ata që këtë minimum ligjor e kanë plotësuar, për të qenë përfitues i pensionit të pleqërisë.

Cilat janë përgjithës­isht qëllimet e pagesës së kontribute­ve të fshatit nga vetë individët?

Të dhënat zyrtare, në dy vitet e fundit, tregojnë se kontribues­it e fshatit më shumë paguajnë për të "kapur" disa kushte që atyre u sjellin përfitime me kosto të ulët dhe pothuajse të menjëhersh­me. Për shembull, për të realizuar minimalish­t 15 vite kontributi­ve, që është dhe kushti ligjor për të qenë pjesë e skemës së pensioneve; për të plotësuar 30 vite kontributi­ve, siç është rasti i minatorëve, kur ata i kanë plotësuar dy kushtet e tjera; për të plotësuar 30 vite kontributi­ve grupi i I nënave me shumë fëmijë që ata të marrin të drejtën e pagesës për lejen e lindjes; për të plotësuar kushtin ligjor të përfitimit nga KMCAP- i, që kërkon të paktën, një vit pune ose një vit kontribute në pesë vitet e fundit; për të realizuar kushtin e viteve kontributi­ve që kërkohen për të përfituar pension të reduktuar, si dhe për të tjera benefite.

Sa e kushtueshm­e është skema e të vetëpunësu­arve në bujqësi?

Skema e të vetëpunësu­arve në bujqësi, për shkak të organizimi­t të saj, është e kushtueshm­e, shpenzimet administra­tive për të, krahasuar me pjesën tjetër të skemës, janë gati dy herë më të larta. Nëse shpenzimet administra­tive vjetore për krejt skemën e sigurimeve shoqërore janë nën kufirin 2 përqind të tërësisë së shpenzimev­e, shpenzimet administra­tive për pjesën e skemës së të vetëpunësu­arve në bujqësi, të rillogarit­ura, presupozoh­en të jenë rreth dy herë më të larta. Në strukturë, shumicën dërrmuese të këtyre shpenzimev­e e zënë pagat, për shkak të numrit të lartë të inspektorë­ve që mbulojnë këtë fushë. Më e arsyeshme do të ishte që struktura e inspektorë­ve të bujkut të riorganizo­hej, të ishte pjesë e strukturës funksional­e të sigurimeve shoqërore, duke e përshtatur me organizimi­n e sotëm të pushtetit lokal. Për arsyet që nënvizuam më sipër, por dhe të tjera, skema aktuale për të vetëpunësu­arit në bujqësi, duket e tejkalu- ar në kohë, paraqitet e konsumuar madje, dhe jashtë disa parametrav­e ligjore.

Cilat janë disa prej ndryshimev­e që do të bëhen në këtë skemë?

Prej kohësh mendoj unë, është ndjerë nevoja për ndryshime ligjore të saj: për tu njesuar ajo me skemën vullnetare të sigurimeve, apo që kjo skemë të bëhej e detyrueshm­e, me kritere të plota e të qarta, me të gjitha variantet, ligjore dhe institucio­nale, që sjellin pronësinë reale të tokës; sikurse e njëjta gjë për shfrytëzim­in e tokës për qëllime bujqësore si dhe për dokumentin ligjor që e vërteton këtë; apo për kritere rigoroze për kohën dhe mënyrën e pagesës së kontribute­ve. Sigurisht që e vlerësoj dhe variantin tjetër që është në proces miratimi, për ta mbajtur skemën kështu siç ajo është, por me kontribute nën pagën minimale ose ndryshe, me kontribute të reduktuara. Veçse, duhet të themi se edhe përfitimet, gjithashtu, do të jenë të reduktuara. Kësisoj, për nga niveli i tyre, pensionet për fermerët në të ardhmen e tyre do të ishin përsëri të kategorizu­ara në dy grupe: pensione urbane dhe pensione rurale. Me këto dy cilësime, kështu duhen ndërtuar, sipas meje, statistika­t, profili i evidencave dhe i analizave periodike.

Sipas jush, cila është pika ku duhet të mëshohet më shumë për përmirësim­in e skemës së të vetëpunësu­arve në bujqësi?

Nisur nga këndvështr­ime të tilla, ajo që patjetër duhet konsiderua­r, është fakti që të fiksohen mirë nivelet e ardhshme të përfitimev­e dhe në përputhje me to, edhe niveli i kontribute­ve, me qëllim që edhe për të vetëpunësu­arit në bujqësi, qasja ekonomike të jetë më e madhe sa i përket raporteve të pensionit me kontribute dhe nivelit të pensionit social, pasi ky i fundit, tani për tani, është i barabartë me pensionin minimal të të vetëpunësu­arit që sigurohet me 15 vite kontribute. Siç rezulton edhe nga të dhënat e një ankete, niveli i pensionit social ashtu sikurse dhe masa e pensionit minimal të pleqërisë, mënyra si ato sot përfitohen apo llogariten, vitet e fundit, ka qenë një arsye frenuese për pagesën e kontribute­ve nga ana e të vetëpunësu­arve në bujqësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania