Gazeta Shqiptare

Vuçiç: Ndërkombët­arët s'po reagojnë për masat e reja të Kosovës

-

së Bullgarisë. Zaevi nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar që të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranuesh­me. Ky është provokim", ka theksuar ministri bullgar. Sipas tij, historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe ka kërkuar aneks në marrëveshj­en e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt. "Nëse këtë e kundërshto­jnë, nuk do ta marrin mbështetje­n tonë për në NATO dhe BE. Nuk do të lejoj kompromise me historinë tonë", ka shkruar Krasimir Karakaçano­v, zëvendëskr­yeministër dhe ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë, raporton REL. Presidenti

serb Aleksan dar Vuçiç ka thënë dje se Kosova është e gatshme të aplikojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë. I pyetur nga gazetarët nëse ka vlerësime se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmarrë Prishtina, pas aplikimit të taksës 100 për qind, Vuçiç tha se "bëhet fjalë për tri veprime të cilat do të mund të përpiqen t'i ndërmarrin dhe nuk dihet se cila është më e keqe se tjetra për ne". "Por, unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për Haradinajn. Ai është që i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshta­rët tanë politikë. Shumë në afat të shkurtër i shikojnë gjërat",tha Vuçiç, përcjell Telegrafi. Siç raporton ' Tanjugu' serb, Vuçiç deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare. "Mendoj se është e rëndësishm­e që ne të tregojmë rezistencë dhe kundërshti­m të qëndrueshë­m dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime", tha Vuçiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania